Në kuadër të 558-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti” ka ekspozuar për publikun një dokument historik të rrallë: hartën portulane të vitit 1455 të hartografit zyrtar të Papa Nikollës V, Bartolomeo Pareto.
Sipas njoftimit të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, në këtë hartë të jashtëzakonshme, e cila ka pasur impakt në oborret e Europës dhe Azisë, emri “Scandre Beco” – Skanderbeg – shfaqet si referencë gjeografike në zemër të një Ballkani të trazuar nga zgjerimi i Perandorisë Osmane.
“Ky është një rast i jashtëzakonshëm që dëshmon jehonën e figurës së Skënderbeut për së gjalli dhe rolin e tij vendimtar si mburojë e qytetërimit europian në shekullin XV. Hartografia e Paretos është një burim i pazëvendësueshëm për albanologjinë dhe historinë e kontinentit në kapërcyell të Mesjetës me Kohën e Re,” thekson ministri Gonxhja.
Ekzemplari i certifikuar, i dhuruar nga Biblioteca Nazionale Centrale di Roma, do të jetë pjesë e pandarë e eksperiencës së vizitorëve të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti” në Krujë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.