Studiuesi Mark Palnikaj ka zbuluar rezultatet e kërkimeve të tij më të fundit në Arkivat e Vatikanit, duke u fokusuar te figura e Pal Engjëllit, autorit të ‘Formulës së Pagëzimit’ (1462). Palnikaj deklaron se ka gjetur dokumente origjinale latine, të cilat, të analizuara nga ekspertët më të mirë të paleografisë në Vatikan, konfirmojnë përfundimisht lidhjen e gjakut midis Pal Engjëllit dhe Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Sipas dokumentit, Pal Engjëlli cilësohet si ‘consobrino’ i Skënderbeut, një term specifik në latinisht që do të thotë ‘djalë teze’ (djali i motrës së nënës). Ky zbulim ka një rëndësi të jashtëzakonshme historike sepse vërteton se nëna e Skënderbeut, Vojsava, ishte nga familja fisnike arbërore e Muzakajve (motra e saj ishte martuar në familjen Engjëlli), duke hedhur poshtë përfundimisht çdo pretendim sllav për origjinën e saj.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.