Nga Beqir SINA – New York
Komandanti i FSK-së merr pjesë në fjalimin vjetor të Agjutantit të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës (Iowas)
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ka qëndruar për një vizitë në bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Iowas.
Gjenerali Jashari është njoftuar nga afër me aktivitetet e kësaj baze ushtarake dhe mënyrën e trajnimit të personelit të aviacionit.
Në përfundim, Jashari ka vlerësuar lartë profesionalizmin e kësaj njësie, si dhe e ka falenderuar stafin e bazës së Aviacionit për gatishmërinë e tyre që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për FSK-në në lidhje me helikopterët Black Hawk, si kapacitet shumë i nevojshëm për FSK në të ardhmen.
Njoftimi i plotë:
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës në SHBA
Në margjinat e vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës (Iowas), Komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës (Iowa), e cila vlerësohet si një nga njësitë kyçe të saj.
Me këtë rast, gjeneral Jashari pati mundësi të shoh nga afër aftësitë dhe kapacitetet e kësaj baze, duke përfshirë helikopterët e modelit Black Hawk, të cilët i ka në dispozicion GKA. Gjithashtu, stafi i kësaj njësie e njoftoi KOMFSK dhe delegacionin e tij, në lidhje me procedurat e trajnimit të personelit të aviacionit, mirëmbajtjen e helikopterëve, infrastrukturën përcjellëse dhe inspektimet e nevojshme për helikopterët në fjalë.
Gjatë vizitës, Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Osborn u pajtuan për krijimin e grupeve punuese të përbashkëta për planifikimin e ngritjes së këtij kapaciteti në kuadër të FSK-së, duke përfshirë trajnimin, operimin, mirëmbajtjen dhe infrastrukturën adekuate.
Në përfundim, GLT Jashari e vlerësoi lartë profesionalizmin e kësaj njësie, si dhe e falenderoi stafin e bazës së Aviacionit për gatishmërinë e tyre që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për FSK-në në lidhje me helikopterët Black Hawk, si kapacitet shumë i nevojshëm për FSK në të ardhmen.
Iowa National Guard Adjutant General of Iowa
Me rastin e vizitës zyrtare në Ajova të SHBA-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari morri pjesë në raportimin vjetor të Gjeneral Majorit Osborn para senatorëve dhe kongresmenëve të shtetit të Ajovës.
Ne këtë rast, Gjeneral Jashari pati rastin të takoi Guvernatoren e shteti të Ajovës si dhe kongresmenët dhe senatorit e shtetit të Ajovës, të cilët i falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa kursyer të SHBA-së për Republikën e Kosovës.
Me rastin e fjalimit vjetor të Gjeneralit Osborn, GLT Jashari u prit me nderime të larta nga sematorët dhe kongresmenët në legjislativimin e Ajovës.
Ky aktivitet shënon përfundimin e suksesshëm të vizitës zyrtare të Komandantit të FSK-së në Ajova, ku edhe një herë dëshmon marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.















