Muzeu Kombëtar i Artit Bashkëkohor (EMΣT) në Athinë do të ofrojë një udhërrëfyes në gjuhën shqipe, në kuadër të Programit të tij Publik dhe angazhimit për aksesueshmëri dhe gjithëpërfshirje për komunitetet gjuhësore në Greqi.
Nesër (e diel) 18 janar, në orën 11:30, muzeu fton komunitetin shqipfolës në një takim njohës dhe udhërrëfyes të posaçëm të ekspozitës “Pse t’i shikojmë kafshët? Drejtësi për jetën jo-njerëzore”, i cili do të zhvillohet tërësisht në gjuhën shqipe.
Udhërrëfyesi do të drejtohet nga kuratorja dhe teoricienia e artit Pati Vardhami, e cila do të prezantojë konceptet kryesore të ekspozitës dhe qasjen e saj ndaj marrëdhënies mes njeriut, artit dhe jetës jo-njerëzore.
“Do të njihemi me muzeun si dhe me historinë e godinës Fix, një emblemë arkitekturore e pararojës moderniste të Athinës që mban firmën projektuese të arkitektit të njohur Takis Zenetos midis të tjerëve” shpjegon Vardhami për Diaspora Shqiptare.
“Më pas do të vizitojmë së bashku ekspozitën “Why look at animals? / Përse r’i shohim kafshët? Drejtësi për jetën jonjerëzore”. Do të bisedojmë për mënyrën se si i kuptojmë kafshët dhe si ajo lidhet me historinë e industrializimit dhe të kolonializmit, se si konsiderimi e tyre si qënie “tjetër” është në fakt një konstrukt social. Do shohim raste bashkëjetese dhe harmonie midis specieve me trajtime artistike që i qas kafshët si qënie emocionale, inteligjente dhe krijuese duke përdorur poetikën, humorin dhe lojën.
Ekspozita është kuruar nga Katerina Gregos dhe përmban rreth 200 vepra arti nga artiste lokale dhe ndërkombëtare, midis të tjerash të dy artsitëve shqiptar, Driant Zeneli dhe Jakup Ferri” .thotë ajo.
Hyrja në muze për këtë aktivitet do të jetë me tarifë të reduktuar, 5 euro për person. Për pjesëmarrje dhe rezervime, të interesuarit mund të dërgojnë email në adresën: [email protected].
Me këtë iniciativë, EMΣT synon të forcojë lidhjen me komunitetin shqipfolës, komunitetin e dytë më të madh gjuhësor në Greqi, duke promovuar përfshirjen kulturore dhe aksesin e barabartë në artin bashkëkohor.
966,1332,0,0.35,-1
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.