Itali/ E humbur prej dy muajsh në Trento, gjendet trupi i Floresha Prengut

E martë, 17 Nëntor, 2026

Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35-vjeçares me origjinë shqiptare, është gjetur në Trento, më shumë se dy muaj pas zhdukjes së saj. Sipas mediave italiane, trupi u gjend rreth 40 km larg shtëpisë së saj, përgjatë lumit Adige.

Familjarët identifikuan trupin e saj më vonë, pavarësisht se lajmi për gjetjen e tij kishte dalë në fillim të kësaj jave. Floresha ishte nënë e dy vajzave dhe u zhduk mëngjesin e 22 tetorit, teksa doli për në punë dhe nuk u kthye deri në orën 17:00, kohë kur pritej të kthehej.

Burri i saj alarmoi menjëherë policinë, e cila organizoi një operacion kërkimi gjithëpërfshirës, duke përfshirë zjarrfikës, zhytës dhe helikopterë, në male dhe buzë lumenjsh.

Floresha, e cila punonte si pastruese në disa pallate, kishte humbur të atin pak para zhdukjes dhe ishte larguar nga shtëpia vetëm me telefonin e saj. Miqtë dhe familjarët e përshkruajnë si një nënë të përkushtuar: “Ajo i do vajzat e saj; nuk do t’i kishte lënë kurrë”.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi shkakun e vdekjes apo rrethanat e gjetjes së trupit të saj, ndërsa hetimet mbeten të hapura.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.