Një festë tradicionale për Vitin e Ri, e organizuar nga komuniteti serb në Zagreb, ka ngjallur reagime të shumta në Kroaci, për shkak të një kënge të interpretuar nga këngëtarja serbe Snezhana Gjurishiq.
Pjesë nga kënga, ku theksohet “Kudo që shkoj, kthehem te ti sërish. Kush mund të ma vjedhë Kosovën nga shpirti”, u shpërndanë menjëherë në faqet e tabloideve serbe, duke shkaktuar debat mediatik dhe reagime institucionale.
Këshilli Kombëtar Serb tani përballet me një padi nga këshilltari i qarkut Vukovar-Srijem, Nikola Kajkiq, i cili deklaroi se gjatë mbrëmjes performuesit nga Serbia interpretuan këngë me “elemente dhe karakteristika që nxisin urrejtje dhe përçarje në baza kombëtare e fetare”.
Snezhana Gjurishiq, e pyetur për polemikën, ka thënë se kënga e saj është pritur mirë nga publiku dhe se ajo është ajo që duhet të ngrejë padi ndaj Kajkiqit për “fjalët e rënda”. “Këndova këngën time që nuk e ofendon askënd. Kush e sheh si problem mbrojtësin, le ta pastrojë shpirtin nga urrejtja që ka ndaj njerëzve”, deklaroi këngëtarja për RTL Danas.
“Mbrëmja Serbe” organizohet tradicionalisht nga Këshilli Kombëtar Serb dhe është një nga ngjarjet më të mëdha të komunitetit serb në Kroaci, pjesërisht e financuar nga shteti kroat.
Edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, u pyet mbi ngjarjen dhe tha se raportet midis Kosovës dhe Kroacisë janë të shkëlqyeshme dhe nuk mund të dëmtohen nga një këngë e interpretuar në një mjedis të mbyllur. “Është e parëndësishme të komentoj mbi një këngë që u këndua para një shoqërie të caktuar që ka mendimet e veta për Kosovën”, theksoi ambasadori.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.