Me kërkesë të shqiptarëve në Sheffield, Rotherham, Chesterfield dhe Doncaster, Shkolla Shqipe “Pavarësia” ka hapur orare të reja mësimi, duke zgjeruar ofertën arsimore për fëmijët e diasporës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas njoftimit zyrtar, mësimi do të zhvillohet në dy orare të reja: nga ora 9:50 deri në 11:50 dhe nga ora 11:55 deri në 13:55. Procesi mësimor është i strukturuar sipas grupmoshave, duke përfshirë fëmijë të moshës 3–5 vjeç, 6–8 vjeç dhe 9–12 vjeç.
Të gjithë nxënësit e nisin mësimin e gjuhës shqipe nga niveli fillestar, ndërsa secila grupmoshë punon me librat përkatës. Programi mësimor mbështetet në kurrikulën dhe planin e Ministrisë së Arsimit, projektin për mësimdhënien në diasporë, si dhe në tekstet zyrtare të Abetares dhe të Gjuhës Shqipe për kopshtin dhe klasat 1 dhe 2 për diasporën.
Përveç mësimit të gjuhës shqipe, nxënësit njihen edhe me historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe me artin dhe kërcimet tradicionale shqiptare. Nëpërmjet këtij procesi, fëmijët jo vetëm mësojnë gjuhën amtare, por edhe kulturën dhe traditat, duke ndërtuar një lidhje më të fortë me rrënjët e tyre dhe me botëkuptimin e prindërve e gjyshërve.
Shkolla Shqipe “Pavarësia” synon që përmes arsimit në gjuhën shqipe të forcojë identitetin kulturor dhe marrëdhëniet e shëndetshme të brezit të ri të diasporës me trashëgiminë shqiptare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.