“Jam shqiptare” këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja

E martë, 17 Nëntor, 2026

Këngëtarja e njohur turke Simge Sağın ka befasuar publikun dhe ndjekësit e saj me një deklaratë të fortë përkatësie identitare, gjatë një video-interviste të realizuar së fundmi me gazetarin me origjinë nga Gostivari, Yusuf Emini.

Në një seri pyetjesh spontane, artistja u shpreh me krenari se është shqiptare, duke theksuar se rrënjët e saj familjare vijnë nga Peja, në Kosovë. Deklarata e saj u prit me interes të madh, duke u shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediat online.

Simge Sağın nuk është një emër i panjohur për publikun turk dhe më gjerë. Ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme të skenës muzikore në Turqi, me një karrierë të konsoliduar dhe projekte që kanë kaluar kufijtë e tregut vendor. Këngët e saj në platformën YouTube numërojnë miliona shikime, duke e renditur ndër artistet më të dëgjuara dhe më të ndjekura të muzikës turke.

Deklarata e saj për origjinën shqiptare ka ngjallur reagime pozitive, veçanërisht në mesin e shqiptarëve në Turqi, Kosovë dhe diasporë, duke rikthyer në vëmendje lidhjet historike dhe kulturore mes dy popujve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.