Një tragjedi shqiptare që amerikanët e njihnin mirë…

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Ervina Toptani

… 2 vjet e giysëm hetuesi në burgun e Tiranës (aty ku sot është komisariati 3 i policisë, te rruga Mine Peza). Lidhur duarsh e këmbësh me zinxhirë, shpesh një zhinxhir në fyt të cilin ia tërhiqnin deri sa t’i binte të fikët nga asfiksimi. 

Rrahje barbare me mjete të forta e deri shufra hekuri, lidhje nga shpatullat e tërheqje nga këmbët për të shayer pjesën e brendshme të trupit, djegie e organeve gjenitale e sqetullave me çakmak, heqje e thonjve të gishtërinjve të këmbëve e duarve me pincë, lënie në fuçi me ujë të ftohtë për 12 orë në temperatura nën 0 gradë, e të tjera e të tjera, për 2 vjet e giysëm rrjesht.

Këto janë disa prej torturave që ai ka treguar gjatë periudhës që i bënin hetuesinë. Ai, ishte një familjar i imi, të cilit nuk kam dëshirë t’ia publikoj emrin, me kërkesë të fëmijeve të tij, pasi ai vetë sot nuk jeton më. Nuk e ka duruar mëshirën kurrë e as keqardhjen. “Burrat vdesin në këmbë” – thoshte, e keshtu ndodhi në fakt të largohej nga kjo botë, ai burrë.

E akuzuan si bashkëpunëtor i amerikanëve dhe u denua me 25 vjet burg, te cilat i beri ne Spaç, Qafe Bari, Tirane. Por nuk e kishte menduar kurre se do të mund t’i mbijetonte hetuesisë ku kishte parë dhjetra djem nënash fatkeqe të jepnin jetën varur zinxhirëve e litarëve të birucave ku bënin hetuesinë.

Ai doli gjallë nga burgu sepse kur e dënuan ishte vetëm 26 vjeç. Disa vite pas hapjes së kufinjve shkoi në Amerike se gjithnjë kishte premtuar se nëse dilte gjallë nga burgu ca muaj do te donte të shkonte të shëtiste në tokën për të cilën pagoi gjithe rininë, pa e shkelur asnjehere atë. 

Kur u kthye nga Amerika erdhi i zhgenjyer, i vrarë shpirtërisht, më shumë se më parë.

“Ata ishin të gjithë atje” – tha. Të paktën 3 prej atyre që më torturonin regullisht gjatë hetuesisë, bashkë me familjet e tyre, madje kishin dhe status te veçante. Ishin atje të lirë e të pasur më shumë se ç’kanë qenë në Shqipëri. Amerika i shpërbleu si “fitues” kundër nazizmit e si vrasës të shqiptarëve atdhedashës! E unë i pashë e qava si fëmi! 

Nuk munda dot t’i them asnjë fjalë teksa qëndroja përballë njërit prej tyre, i cili as nuk më njohu. Unë isha dhe paskam mbetur i burgosuri i përjetshëm i absurdit perves të mendjeve të sëmura. 

Po pse duhet të dilja gjallë? Për të parë ketë gjë? 

Paskan qenë më të lumtur shokët e mi që mbyllen sytë brenda qelive!”

Ai nuk u kthye më kurrë në Amerikë, madje dhe në disa vende të Europës kishte frikë të shkonte se ishte i sigurt që një pjesë të mirë të xhelatëve do i shihte me zyra e kapardisur edhe atje. 

Por të paktën ai i mbylli syte duke e ditur e kuptuar të vertetën. Sa herë binte fjala për perëndimin, qeshte e na thoshte: “A mendoni vërtet se do ia shihni hajrin më shumë sesa ia pamë ne?”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.