Itali, arrestohet 21-vjeçari shqiptar me 200 gram kokainë në Bolzano

E martë, 17 Nëntor, 2026

Policia italiane ka finalizuar një operacion të rëndësishëm antidrogë, i cili ka çuar në arrestimin në flagrancë të një shtetasi shqiptar 21 vjeç, i dyshuar për mbjajte të lëndëve narkotike me qëllim tregtie.

Sipas mediave italiane, kontrolli është zhvilluar gjatë natës në Chiusa, përgjatë autostradës SS12, pranë Piazza Fraghes. Oficerët ndaluan për kontroll një automjet tip MG3, që drejtohej nga i riu shqiptar, sjellja e të cilit u vlerësua si veçanërisht nervoze, duke ngjallur dyshime te forcat e rendit.

Gjatë kontrollit të personit dhe automjetit, policia zbuloi dy pako që përmbanin rreth 200 gram kokainë. Hetimet vijuan më pas në strehimin e përkohshëm të 21-vjeçarit, një banesë në zonën Naz-Sciaves, ku u sekuestruan një peshore precize dhe dy thika me gjurmë të dukshme të një substance të bardhë, e dyshuar se përdorej për ndarjen dhe paketimin e dozave të drogës.

Lënda narkotike, materialet e gjetura si dhe automjeti i përdorur për transport u sekuestruan dhe u vunë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Substanca narkotike u dërgua në Laboratorin e Analizës së Narkotikëve në Bolzano për kryerjen e analizave rutinë.

I riu shqiptar u arrestua në flagrancë për posedim droge me qëllim tregtie dhe u transferua në burgun e Bolzanos.

Komandanti i Kompanisë së Karabinierëve theksoi se ky operacion konfirmon angazhimin e vazhdueshëm dhe të shtrirë të forcave të rendit në kontrollin e territorit, duke nënvizuar luftën e pandërprerë kundër përhapjes së substancave narkotike, një fenomen që ushqen rrjetet kriminale dhe përbën rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e komunitetit.

Chiusa, sequestrati 200 grammi di cocaina: arrestato un 21enne

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.