Zvicër/ Syri TV nderon gazetarin nga Presheva Arben Mehmeti

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në një mbrëmje festive të organizuar nga Syri TV, medium shqiptar në Zvicër, u shprehën mirënjohje dhe vlerësime për gazetarët dhe stafin që kanë kontribuar në zhvillimin e këtij mediumi.

Evenimenti i mbajtur brenda hapësirave të RTV Syri në kantonin e Solothurnit, pati pjesëmarrjen e një numri të madh mysafirësh, përfshirë gazetarë, këngëtarë, staf teknik dhe kameramanë. Drejtori i mediumit, z. Musli Sahiti, foli për rrugëtimin, sakrificat dhe punën e palodhur që solli hapjen e RTV Syri, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të gjithë ekipit.

Në kuadër të ceremonisë, z. Sahiti ndau mirënjohje për stafin dhe gazetarët e mediumit, ndër të cilët u vlerësua edhe gazetari nga Presheva, Arben Mehmeti. Mehmeti u nderua për kontributin e tij gjatë viteve të bashkëpunimit, si dhe për punën e tij në emisionin “Diaspora e Luginës”, i fokusuar në çështjet politike dhe shoqërore të Luginës së Preshevës.

Në fjalën e tij, Arben Mehmeti falënderoi stafin dhe drejtuesit e RTV Syri, duke theksuar se bashkëpunimi i ndërtuar gjatë gjashtë viteve të fundit ka qenë frytdhënës dhe motivues për përmirësimin e medias shqiptare në diasporë.

Ky event jo vetëm që vlerësoi punën e gazetarëve, por gjithashtu riafirmoi rolin e RTV Syri si një platformë kyçe për informimin dhe kulturën shqiptare në Zvicër.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.