Rrëfime nga Shqipëria komuniste në Amerikë:Promovohet libri i Eris Rusi në Vatër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Hamid Alaj

Në sallën e Vatrës në prani të një numri të konsiderueshëm të pranishmëve, mes miqsh, shokëve, autorësh, studiuesish, udhëheqësish, dashamirëve të librit u bë promovimi i librit “Amerikan Dream-Ëndërr Amerikane”.

Si i ftuar dhe si i pranishëm në këtë eveniment të përurimit të librit “Amerikan Dream-Ëndërr Amerikane” me autor Prof. As. Dr. Eris Rusi dhe të personazhit rrëfenjës të librit sipërmarrësin nga Nashville z. Beqir Potka të zhvilluar në ambientet e Federatës Pan-Shqiptare Amerikane “VATRA” ishte një nder dhe privilegj i vërtetë.

Kur ndodhësh në një ambient të tillë si në shtëpinë e “VATRËS” në mesin e asaj audience të pranishmëve me autor librash, studiues, atdhetarë, patriot e kombëtar nga të gjitha trevat shqiptare vërtet ndihesh se je në mesin e atdheut tënd Shqipërisë, ashtu u ndjeva edhe unë sot e do ndihem në mot-mot.

Ky botim, apo thënë ndryshe ky libër rreshton dhe ndërkohë ndërthur një sërë rrëfenjash nga sistemi komunistë në atdheun tonë Shqipërinë, me arratisjet komuniste si dhe me eksodin shqiptar e që tani e më parë e në vazhdim lexuesi shqiptarë i gjen këto rrëfenja në këtë libër.

Promovimin në ambientin e “Vatrës” e hapi editori i gazetës Dielli Dr. Sokol Paja i cili i njohu të pranishmit me figurat e dy rrëfenjësve të ngjarjeve Prof. As. Dr. Eris Rusin dhe afaristin z. Beqir Potka, kurse programin e këtij evenimenti e udhëhoqi znj. Rafaela Prifti editore e redaksisë në gjuhë angleze pranë gazetës Dielli. Ky libër është sa interesantë të gjurmosh në brendinë e tij po aq me vlerë të njohësh thelbin e shkrimit dhe rrëfimit të autorit për të kaluar dhe ballafaqimin me arratisjet komuniste sa mendon e të bie në mendje që më parë të vdesësh apo të kërkosh lirinë. Aty ka qenë në një moshë të re, e në një të kaluar të mirë përjetuar me këto ngjarje edhe rrefenjësi i këtyre ngjarjeve afaristi nga Nashville i pranishmi i këtij evenimenti z. Beqir Potka.

Duke i rrëfyer ngjarjet para audiencës së pranishme z. Potka me emocionet e tij tregues u duk se ishte në një skenë teatrore sepse ndjenjat e tij rrëfenjës i përngjanin një artisti të vërtetë skenik edhe pse ai ishte realiteti që ai kishte kaluar brenda atij sistemi me arrestimin e babait e deri me arratisjen e tij duke kaluar fushat, rrugët e rrugica, malet e kodrat madje edhe aq të vështira sa kafshët e egra e kishin të vështira ti kalonin sa që jetën e tij pothuaj para vdekjes buzë një gremine ja shpëton një shkurre dhe ajo shkurre po thuaj se sot është simboli që i shmangu vdekjen e i dha lirinë.

Gjatë këtij evenimenti mbresa të bukura dhe shumë domethënëse na përcolli edhe Prof. As. Dr. Eris Rusi, doktor i shkencave në studime letrare, të studiuara pranë Universitetit “La Sapienza” në Romë, aktualisht pedagog i letërsisë në Fakultetin e Edukimit dhe të Filologjisë pranë Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë. Produkt i analizave dhe përcjelljes së ngjarjeve të treguara nga e kaluara e sistemit komunist duke ndërthurur episode arratisje e persekutim nga ajo kohë, i ndërlidh ato me protagonistët e atyre ngjarjeve dhe vjen deri aty sa ato te vinë për lexuesin në formë tregimesh në hedhur në librat e tij. Ta dëgjosh Prof. As. Dr. Eris Rusin duke folur treguar e rrëfyer për ngjarje e ndodhi madje edhe nga jeta e tij të duket se je vetë duke i përjetuar apo i ke përjetuar ato rrëfenja.

Një zë i butë, i ëmbël aty këtu të përcjella me një buzëqeshje të imtë të lënë përshtypjen se vërtet je para një oratori brilant i cili përcjell emocionet e tij para audiencës. Kur ai ndërlidhej me rrëfenja ngjarjesh tek figura e tij mund të vëreje një butësi e emocion tregues të ngjarjeve të mbushura me plotë emocione jo vetëm në fytyrën e z. Rusi por edhe në fytyrat e të pranishmëve mund të vëreje emocione të tilla.

Për dy protagonistët e këtyre rrëfenjave mund të them se ato na lanë mbresa të shumta se si i rrëfyen ndodhitë kush duke i përjetuar më shumë e kush duke i përshkruar ato nga protagonistë ngjarjesh. Me punën e tyre, sado modeste në pamje e rrëfenja ato na lënë të mendojmë se si ishim ku jemi e kush mund të bëhemi.

Urime e shumë suksese në jetën punën e krijimtarinë e tyre.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.