Shqipëri/Familjet përfitojnë kompensim ushqimor e arsimor përmes DIVA 2025

E martë, 17 Nëntor, 2026

Prindërit dhe kujdestarët ligjorë me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të mund të përfitojnë edhe këtë vit kompensim ushqimor dhe arsimor për fëmijët në ngarkim, përmes deklaratës vjetore të të ardhurave personale DIVA 2025. Skema synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve, duke ofruar zbritje nga baza tatimore në varësi të numrit të fëmijëve dhe shpenzimeve të kryera për arsimimin e tyre.

Sipas rregullave në fuqi, përfitimi u takon individëve që deklarojnë në DIVA 2025 fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet arsimore përkatëse, me kusht që të ardhurat e tatueshme vjetore të mos tejkalojnë 1.2 milionë lekë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se për çdo fëmijë nën moshën 18 vjeç aplikohet një zbritje tatimore në vlerën 48 mijë lekë, ndërsa për shpenzimet arsimore të fëmijëve në ngarkim parashikohet një zbritje totale deri në 100 mijë lekë.

Kërkesa për përfitimin e këtij kompensimi paraqitet vetëm një herë dhe bëhet nga anëtari i familjes me të ardhurat më të larta vjetore. Autoritetet sqarojnë se e drejta për përfitim mbetet edhe në rastet kur individi nuk ka detyrim ligjor për të dorëzuar deklaratën DIVA 2025.

Procesi i rimbursimit realizohet përmes sistemit e-Filing, pas dorëzimit të deklaratës, kur nga përllogaritjet rezulton mbipagesë. Më pas, aplikuesi duhet të paraqesë një kërkesë për rimbursim në modulin “Çështjet e mia – Pyetje e Përgjithshme”, duke bashkëlidhur dokumentacionin përkatës.

Dokumentet e nevojshme përfshijnë të dhënat e llogarisë bankare personale, certifikatën familjare si dhe dokumentacionin justifikues për shpenzimet arsimore, përfshirë kontratat me institucionet arsimore dhe faturat e pagesave, duke përfshirë edhe ato për kurset e gjuhëve të huaja.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.