Tre ushtarakë shqiptarë gradohen në Ambasadën e Shqipërisë në Londër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në një ceremoni të zhvilluar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Londër, tre ushtarakë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë u promovuan në gradat e radhës, duke marrë vlerësimin e autoriteteve për profesionalizmin dhe kontributin e tyre në shërbim të vendit dhe aleancës euroatlantike.

Major Halaj, Kapiten Koci dhe Kapiten Shyti morën gradimin në prani të Ambasadorit të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, Atasheut Ushtarak, Kolonel Roland Shuli, përfaqësuesve të lartë ushtarakë britanikë dhe shqiptarë, si dhe atasheve të vendeve partnere.

Ambasadori Ferizi vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke theksuar se ushtarakët shqiptarë që shërbejnë në strukturat e NATO-s në Mbretërinë e Bashkuar janë përfaqësues të shkëlqyer të vendit dhe vlerave kombëtare.

Sipas tij, marrëdhëniet dypalëshe përfshijnë arsimin, trajnimin, stërvitjen, operacionet dhe modernizimin e forcave, ndërsa bashkëpunimet tri-dekadëshe kanë rritur operacionalitetin dhe ndërveprueshmërinë, duke forcuar rolin e Shqipërisë në stabilitetin rajonal dhe sigurinë kolektive.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.