Autoritetet konsullore shqiptare në Britani njoftojnë se kanë mbërritur pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit për të gjithë qytetarët që kanë përfunduar procesin e aplikimit deri më 13 dhjetor 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, dokumentet janë gati për t’u tërhequr nga konsullata, për aplikantët që kanë kryer të gjitha procedurat, përfshirë dhënien e shenjave të gishtave dhe fotografimin. Orari i shpërndarjes është nga e hëna në të premte, 09:00–16:00, dhe qytetarët duhet të paraqesin kuponin e aplikimit.
Ndërkohë, dokumentet u janë dërguar me postë të gjithë qytetarëve që kanë zgjedhur këtë opsion gjatë procesit të aplikimit në konsullatë. Për këta raste, kodi i gjurmimit “Tracking for Royal Mail Special Delivery” do t’u dërgohet me mesazh telefonik.
Autoritetet rikujtojnë se të gjitha kartat e identitetit të dërguara me postë janë të paaktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri, deri në aktivizimin përkatës.
Qytetarët ftohen të ndjekin udhëzimet e dhëna dhe të paraqiten për tërheqjen e dokumenteve brenda orarit zyrtar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.