Përmbytjet në Shqipëri/ Regjistrohet viktima e parë në Durrës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura.

Bëhet fjalë për Astrit Hysenaj, 54 vjeç, i cili një ditë më parë ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij. Sipas raportimeve zyrtare të Policisë, Hysenaj kishte shkuar në zonën e Plepave për të monitoruar situatën e përmbytjeve, në kuadër të detyrës së tij. Dyshohet se gjatë kësaj kohe është marrë nga rrjedha e fortë e ujit, duke humbur jetën.

Policia e Shtetit bën me dije se trup i pajetë i 54-vjeçarit është gjetur në një kanal kullues, në afërsi të ish-repartit ushtarak, pas kërkimeve të zhvilluara nga shërbimet e Policisë dhe polumbarët e RENEA-s.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e RENEA-s, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit në një kanal kullues në afërsi të ish-repartit ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit,”– thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Sipas Bashkisë Durrës, Hysenaj më datë 6 janar 2026, është paraqitur në punë në orën 06:00 dhe ka ushtruar detyrën deri rreth orës 10:30, kohë në të cilën është larguar nga ambientet e punës. Rreth orës 16:00, familjarët kanë kontaktuar përgjegjësin e ndërmarrjes për të marrë informacion, pasi ai nuk ishte kthyer në banesë. Më pas, Policia është njoftuar dhe janë nisur kërkimet intensive.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.