Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka njoftuar se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit për qytetarët që kanë aplikuar në datat 17, 18 dhe 19 dhjetor 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, tërheqja e dokumenteve biometrike mund të kryhet me paraqitje fizike në sportelin e Ambasadës, gjatë orarit zyrtar, nga e hëna në të enjte nga ora 09:00 deri në 14:30, ndërsa të premten nga ora 09:00 deri në 14:00. Dokumentet mund të dërgohen gjithashtu me postë ose korrier, në adresën e deklaruar nga aplikuesi gjatë procesit të aplikimit.
Ambasada thekson se për tërheqjen e dokumenteve është e domosdoshme paraqitja e kuponit të aplikimit.
Në njoftim rikujtohet gjithashtu se kartat e identitetit të dërguara me postë janë të paaktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri pa u aktivizuar më parë.
Sa i përket afateve, dokumentet biometrike duhet të tërhiqen brenda një viti nga data e aplikimit. Në të kundërt, ato do të konsiderohen të refuzuara.
Ambasada e Shqipërisë në Athinë u bën thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet dhe afatet e përcaktuara për të shmangur problematika të mëtejshme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.