35 vite nga recitimi i parë i “Lahutës së Malcis”, pas ndalimit gjatë komunizmit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Më 5 janar 1991, pas plot 45 vjetësh heshtjeje të imponuar, u recitua për herë të parë në publik poema epike kombëtare shqiptare, e cilësuar shpesh si “Iliada” shqiptare – “Lahuta e Malcis” e Atë Gjergj Fishtës.

Ngjarja u zhvillua në Shkodër, ku gjatë interpretimit të vargjeve fishtiane pati një çast pezullimi nga aktori në rolin e rapsodit. Në atë moment simbolik, ishte publiku ai që mori fjalën: shumë prej të pranishmëve i kishin mësuar përmendësh fragmente të veprës, duke i recituar varg për varg dhe duke e shndërruar sallën në një dëshmi të gjallë të kujtesës kulturore.

E shkruar në gegërisht, gjuha origjinale dhe letrare e kohës, “Lahuta e Malcis” është botuar për herë të parë në vitin 1937. Poema përbëhet nga 30 këngë dhe mbi 17 mijë vargje, të shtypura fillimisht në Shtypshkronjën Françeskane në Shkodër, në një vëllim prej rreth 700 faqesh.

Gjatë gati gjysmë shekulli të regjimit komunist, kjo kryevepër e Fishtës u ndalua dhe u censurua, ashtu si veprat e autorëve të tjerë nga veriu i vendit, mes tyre Martin Camaj dhe Vinçenc Prennush Harapi. Megjithatë, ndalimi nuk arriti ta zhdukë nga kujtesa kolektive: popullariteti i “Lahutës” mbeti i gjallë, veçanërisht në Shkodër, ku ajo u trashëgua gojarisht brez pas brezi.

Studiues të shumtë, shqiptarë dhe të huaj, e kanë vlerësuar Atë Gjergj Fishtën si një nga figurat më të mëdha të letërsisë shqipe të shekullit XX. Krahas krahasimit me “Iliadën” e Homerit, në veprën e tij janë evidentuar afri stilistike me Danten dhe Gëten, sidomos në ndërthurjen e mitologjisë me realitetin historik, thellësinë filozofike dhe dramacitetin epik.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.