Moti i keq ka përfshirë qytetin e Vlorës. Era e fortë bregdetare vazhdon edhe këtë të diel me shpejtësi, duke bërë që deti të jetë me dallgë të larta që shkojnë deri në 1.5 metra.
Kjo bën që mjetet e peshkimit dhe ato lundruese të mos dalin dot në det, për këtë arsye lundrimi i tyre vazhdon i pezulluar.
Ndërkohë është pezulluar edhe lundrimi i tragetit i linjës me Brindisin, pasi forca e detit është në rritje. Ky traget po qëndron në radë, në det të hapur për të shmangur përplasjet që mund të shkaktohen me kalatat e portit detar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.