Pa bujë e përkushtim ndaj komunitetit, kjo është Diaspora Shqiptare edhe në 2026

E martë, 17 Nëntor, 2026

Viti 2025 po mbyllet dhe ky është një moment reflektimi jo vetëm për këtë vit, por për pesë vitet e para të Gazetës Diaspora Shqiptare. Pesë vite pa shumë bujë, por me një përkushtim të palodhur ndaj komuniteteve shqiptare jashtë vendit. Pesë vite që, ndonëse shpesh të padukshme për syrin e shpejtë të lexuesit virtual, kanë krijuar një rrjet të madh informimi, dokumentimi dhe lidhjeje midis diasporës dhe Shqipërisë.

Për ne, ky rrugëtim ka qenë përpjekje për të ofruar një pasqyrë të plotë dhe të sinqertë të jetës jashtë kufijve: nga rrëfimet ekskluzive të individëve që kanë lënë gjurmë, tek problematikat e përditshme të komuniteteve, dhe pjesët historike që rikujtojnë trashëgiminë tonë kulturore dhe kombëtare.

Një nga arritjet e këtij viti që s’mund të lë pa përmendur ishte fushata për ndërgjegjësimin mbi emigracionin e paligjshëm në Britani. Ky bashkëpunim i ngushtë me Home Office nuk është thjesht një statistikë apo një lajm – është dëshmi serioziteti, profesionalizmi dhe prestigjit që Diaspora Shqiptare ka ndërtuar në raportimin e çështjeve të ndjeshme që lidhen me emigracionin. Ky bashkëpunim tregon se një media e vogël, por e përkushtuar, mund të ndikojë në nivel ndërkombëtar, duke ofruar informacion të besueshëm dhe duke krijuar bashkëpunime që kanë vlerë reale.

Rrugëtimi i këtij viti nuk do të kishte qenë i mundur pa mbështetjen reale dhe të vazhdueshme  të Mark Gjonaj, i cili që nga ditët e para ka besuar dhe ka kontribuar në forcimin e gazetës, duke ndihmuar që zëri i diasporës të bëhej më i dëgjuar dhe më i besueshëm. Kontributi i tij ka qenë vendimtar për qëndrueshmërinë dhe jetegjatesinë e gazetës, duke na mundësuar të ndërtojmë një platformë që reflekton realitetin dhe pasionin e komuniteteve shqiptare në mbarë botën.

Në këtë rast, nuk mund të mos falenderoj pa masë bashkëpunëtorët e shumtë të gazetës, që nga dita e parë e deri sot, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin dhe historitë që sjellin çdo ditë, bëjnë të mundur që Diaspora Shqiptare të ruajë standardin e saj të lartë. Janë të shumtë për t’u përmendur, por pa dashur të bëj një zgjedhje preferenciale, dua të theksoj disa emra që kanë qëndruar pranë gazetës që nga dita zero, apo që kanë dhënë mbështetje të jashtëzakonshme në momentet kritike të saj: Mimoza Hysën, Drejtoreshën e Qendrës së Botimeve për Diasporën, e cila ka qenë një mbështetje e madhe për lidhjen me mësuesit shqiptarë jashtë vendit dhe adresimin e çështjeve që lidhen me mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Vaxhid Sejdiu, mbështetës i pandarë i gazetës që nga ditët e para, si dhe kontribues aktiv në zhvillimin e aktiviteteve të shkollave shqipe në Zvicër. Ira Londo (Greqi), Anila Kadija (Britani), Beqir Sina (SHBA), Anila Berberi (Itali), Esat Brace (Britani), Anila Hyka Smorgrav (Francë), Adnan Memeti (SHBA) etj.

Përveç tyre, falenderimet shkojnë për të gjithë bashkëpunëtorët tanë të palodhur, nga çdo cep i botës, që kontribuojnë çdo ditë me histori, analiza dhe materiale që pasqyrojnë jetën e komuniteteve shqiptare. Pa këtë rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh, puna e gazetës nuk do të kishte kuptim dhe ndikim.

Përmes këtij angazhimi, 2025-ta ka rikujtuar një të vërtetë të thjeshtë: gazetaria që dokumenton dhe interpreton është më shumë se informim; është një mjet që lidh komunitete, ruan identitetin dhe hap dialogun. Gazeta jonë nuk është thjesht kronikë; ajo është një përpjekje për të kuptuar dhe shpjeguar, për të ruajtur kujtesën dhe për të reflektuar mbi sfidat dhe arritjet e shqiptarëve kudo.

Ndërsa presim vitin 2026, e bëjmë këtë reflektim me qetësi dhe një premtim: Do të vazhdojmë të raportojmë me përpikëri, të sjellim histori që lënë gjurmë, të ndërtojmë bashkëpunime të reja dhe të qëndrojmë një media e besueshme për çdo shqiptar, kudo që ndodhet.

Faleminderit që na keni ndjekur, besuar dhe mbështetur gjatë këtij rrugëtimi. Pa ju, këto pesë vite histori nuk do të kishin kuptim.

Gëzuar Vitin e Ri 2026! Le të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një diasporë më të fortë dhe më të ndërgjegjshme.

Nga Yllka Lezo

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.