Zgjedhjet e radhës dhe pasiguritë e ardhmërisë së Kosovës!

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Milaim Nela

Në Kosovë jemi vetëm disa orë para zgjedhjeve të radhës!

Partitë politike kanë zhvilluar një nga fushatat më agresive që nga mbarimi i luftës!

Media në veçanti, nga zgjedhjet në zgjedhje ka një degradim të paimagjinueshëm dhe duket se joprofesionalizmi, paanshmëria dhe largimi nga interesi publik janë rritur në mënyrë eksponenciale!

E pabesueshme që vetëm 25 pas luftës të shohësh që media në Kosovë të duket më afër interesave të Serbisë sesa ato të Kosovës!

***

Në këtë fushatë nuk dëgjova asnjë reflektim nga asnjë parti politike ndaj gabimeve të së kaluarës dhe të merret me thelbin e sfidave të shtetit të Kosovës e kjo e fundit nuk ka sfida të lehta përpara!

Nuk dëgjova nga asnjë parti politike një qëndrim të qartë ndaj të ashtuquajturit dialog me Serbinë dhe në veçanti Asociacionit të Komunave me shumicë serbe!

Asnjë…!

Sa i përket Vetëvendosjes përpos rezultateve të prekshme në Veriun e Kosovës ajo emeton një arrogancë dhe mungesë përulësie në publik. Por ajo që ngjall më së shumti dyshime janë këshilltarët nga Shqipëria të Albin Kurtit të cilët e pakta janë tejet të dyshimtë!

Nuk mund ta imagjinoj që ata individë të bëjnë gjera të mrekullueshme në Kosovë kur në Shqipëri janë krejt anonimë e disa as origjinën nuk e kanë shqiptare! Këtë grup këshilltarësh i kam quajtur gur i rëndë në qafën e Vetëvendosjes e duhet të largohen sa më parë nga ai rol! Politika asht besim e perceptim e të dyja sa i përket këtyre këshilltarëve kanë pikëpyetje serioze, shumë serioze!

PDK vazhdon të mbetet një formacion besnik e ushtarak i Hashim Thaçit e “Klanit të Rognerit”!

Jo vetëm nuk ka asnjë tentativë për tu distancuar nga ai klan i frikshëm por janë afruar akoma më tepër afër tij. Kështu e shpjegoj largimin e Memli Krasniqit dhe përdorimin e figurës se Hashim Thaçit dhe UÇK-se si kapital politik. Kjo lloj politike e PDK-se nuk jep asnjë shpresë rinovimi të njëmendtë të saj e për këtë ka nevojë ajo parti. Ka nevojë Kosova!

LDK me emër të madh e forca politike me dominancë të padiskutueshme në kohën e Presidentit Rugova sot është në duart e njerëzve të George Sorosit dhe sektit majtist “rilindas” të Tiranës.

Nuk ka parti tjetër në Kosovë apo Shqipëri ku ka një hon kaq të madh mes lidershipit të saj (soroist) atyre pak elementeve realisht rugovistë brenda saj e elektoratit të dëshpëruar të saj që sheh liderët e saj të ulen në tavolina me pinjollët e radhës të Partisë së Dushanit e Miladinit në Tiranë!

Kurrë më parë nuk është abuzuar me RUGOVIZMIN sa ç’po abuzohet sot!

I vetmi rezultat i këtyre zgjedhjeve sipas meje do jetë një galvanizim i elektoratit të djathtë rugovist për ta çrrënjosur Sorosin nga partia e Ibrahim Rugovës dhe zgjedhjen e një udhëheqje të re të saj. Duhet të shpëtohet LDK se ajo parti është pasuria politike më e çmuar e trashëgimisë politike të Kosovës.

AAK e Ramush Haradinajt mbetet një ndërmarrje familjare ku i gjithë investimi i saj është për të bërë Ramushin President!

Këto zgjedhje siç e kam thënë edhe me parë nuk do ndryshojnë asgjë nëse partitë opozitare do të këmbëngulin se Albin Kurtin nuk e duam në asnjë rrethanë kryeministër nëse atë mandat ja jep zgjedhësi i Kosovës!

Këto zgjedhje po ashtu nuk do të ndryshojnë asgjë nëse Vetëvendosja nuk do të jetë e gatshme të japë pushtet e këtu e kam për kryetarin e Kuvendit pavarësisht se Kushtetuta ja njeh të drejtën e propozimit!

Këto zgjedhje nuk do ti japin Kosovës qeverisje dhe stabilitet nëse pas rezultatit të këtyre zgjedhjeve nuk negociohet dhe dakordohet posti i Presidentit të Republikës që tani pa pritur kohen kur i mbaron mandati presidentes Osmani. Kosova duhet të evitojë një përseritje të zgjedhjeve vetëm pak muaj pas atyre të 28 Dhjetorit.

E për fund, Kosova nuk do të ketë stabilitet nëse nuk do të ketë një platformë të përbashkët të të gjithë spektrit politik shqiptar të Kosovës sa i takon qasjes së dialogut me Serbinë, integritetit territorial e sovranitetit të Kosovës!

Kosova do ta ketë shumë keq punën nëse të gjitha partitë pa përjashtim nuk pastrohen nga kanceri SOROS! Soros është dora e zgjatur e Serbisë në Kosovë e kudo në trojet shqiptare.

Lë të urojmë më të mirën për Kosovën Dardane, djepin e shqiptarizmit dhe mburojën e Shqipërisë Londineze!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.