Bllokohet sërish aksi Kakavijë–Janinë për shkak të protestës së fermerëve grekë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar edhe ditën e sotme, si pasojë e protestës së paralajmëruar nga fermerët grekë. Bllokimi do të zgjasë për tre orë, nga ora 18:00 deri në 21:00 me orën shqiptare dhe nga 19:00 deri në 22:00 me orën greke, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin ndërkufitar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Kufitare Kakavijë, përmes Qendrës së Përbashkët të Shkëmbimit të Informacionit, autoritetet greke kanë bërë me dije se aksi Kakavijë–Janinë do të bllokohet në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, aty ku fermerët do të zhvillojnë protestën e tyre.

Gjatë intervalit të bllokimit, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore, ndërsa mjetet e tjera nuk do të kenë akses në këtë segment rrugor.

Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe i këshillon drejtuesit e mjeteve që të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera, për të shmangur pritjet dhe vonesat e gjata në kufi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.