Ora e fundit e mësimit për këtë vit në Shkollën Shqipe “Ardhmëria” në Bexleyheath, Londër, u zhvillua në një atmosferë festive me temën “Gëzuar Festat e Fundvitit”. Ky mësim i hapur shënoi jo vetëm përmbylljen e vitit shkollor, por edhe një moment të veçantë bashkimi për gjithë komunitetin shqiptar.
Nxënës, mësuese, prindër, gjyshër, motra e vëllezër u mblodhën së bashku dhe festuan si një familje e madhe, duke ruajtur një traditë tashmë të përvitshme që sjell gëzim dhe emocion për të gjithë pjesëmarrësit. Më të emocionuarit ishin gjyshërit, të cilët falënderuan shkollën për këtë bashkim shpirtëror, duke kujtuar me mall kohët kur familjet mblidheshin së bashku “si dikur, nëpër shtëpitë tona”, duke parë fëmijët – “yje të vërtetë” – të ulur e të bashkuar.
Gjatë këtij aktiviteti u theksua edhe forca e miqësive të reja që janë krijuar jo vetëm mes nxënësve, por edhe mes prindërve, nga Ferizaj në Sarandë, nga Korça në Ulqin, nga Vlora në Tropojë, nga Kukësi në Shkup, nga Tirana në Prishtinë. Të gjithë të bashkuar nga i njëjti trung, me rrënjë të thella në tokën shqiptare.
Në këtë orë festive, fëmijët kënduan, recituan dhe kërcyen në gjuhën shqipe, duke përcjellë mesazhin e ruajtjes së identitetit kombëtar edhe larg atdheut.
Shkolla Shqipe “Ardhmëria” uroi të gjithë nxënësit, prindërit dhe familjet shqiptare kudo që ndodhen, në atdhe dhe në diasporë:
Gëzuar Festat e Fundvitit dhe ardhtë i mbarë e i bardhë viti 2026

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.