INSTAT: Gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë, shumica të rinj ekonomikisht aktivë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), në vitin 2025, afro gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Diaspora e re, e larguar që nga vitet ’90, llogaritet të jetë rreth 2.256.346 shtetas, ose 49% e popullsisë totale, krahasuar me 2.402.113 banorë që banojnë brenda vendit.

Analiza e përbërjes së diasporës tregon një profil të ri dhe ekonomikisht aktiv. Grupi kryesor i emigrantëve është 15–64 vjeç, ndërsa fëmijët deri në 14 vjeç përbëjnë 18% dhe personat mbi 65 vjeç rreth 5% të totalit. Për nga gjinia, diaspora ndahet thuajse në mënyrë të barabartë: 1.177.529 meshkuj dhe 1.078.817 femra. INSTAT thekson se ky grup ka një potencial të lartë kontributi në tregjet e punës të vendeve pritëse.

Ndryshe nga emigracioni i hershëm drejt SHBA, ku shqiptarët e parë ishin arbëreshët, diaspora e re ka zgjedhur kryesisht vendet e Europës. Komuniteti më i madh i emigrantëve shqiptarë ndodhet në Greqi, ndjekur nga Italia, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, 47,6% e lejeve të qëndrimit në 27 vendet e BE-së janë për arsye të bashkimit familjar, ndërsa 29,1% për arsye punësimi.

Faktorët kryesorë të largimit lidhen me kërkimin e mundësive më të mira ekonomike, ndërsa arsye familjare përbëjnë 16% dhe arsimi 6% të motiveve. Të dhënat ngrenë në pah sfidat e brendshme të Shqipërisë për mbajtjen e popullsisë aktive dhe evidencojnë një diasporë të re, dinamik dhe me potencial të madh për kontribut ekonomik dhe social në vendet pritëse.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.