Një përrallë për fëmijë, me mesazhe të forta sociale dhe edukative, u vu në skenë sot nën titullin “Ylli që mungon”, një vepër origjinale që synon të përcjellë vlerat e mirësisë, dashurisë dhe ndarjes me të tjerët, përmes magjisë së festave të fundvitit.
“Ylli që mungon” është shkruar dhe krijuar me zemër, fillimisht në gjuhën shqipe, ndërsa aktualisht po realizohet edhe në frëngjisht, duke përcjellë idenë se arti, kultura dhe mirësia nuk njohin kufij gjuhësorë apo kulturorë. Mesazhi qendror i shfaqjes është se ylli i vërtetë ndriçon nga zemrat tona dhe dhurata më e madhe është mirësia dhe dashuria.
Përralla ngre pyetje që ftojnë fëmijët dhe prindërit të reflektojnë: pse mungon ylli nga pema e Vitit të Ri? A i do Noni të gjitha dhuratat vetëm për vete? Ku është zhdukur ylli dhe çfarë mësimi do të nxjerrë ai nga kjo mungesë? Përmes historisë së lepurushit Nini, i cili dëshiron shumë dhurata dhe ëmbëlsira vetëm për veten, shfaqja trajton me ndjeshmëri temat e egoizmit, bujarisë dhe frymës së vërtetë të festave.
Historia zhvillohet në një atmosferë magjike, ku pema e Vitit të Ri mbetet pa yllin e saj ndriçues, pikërisht për të treguar se festat humbasin kuptimin kur mungojnë dashuria dhe ndarja me të tjerët. Përmes surprizave dhe momenteve emocionale, fëmijët mësojnë se çdo dhuratë ka një mesazh dhe çdo yll ndriçon zemrat tona.
Autorja dhe organizatorja e shfaqjes është Marsela Bashari, ndërsa në skenë interpretojnë Andrea Zoto, Doris Bashari dhe Ilirjon Bashari. “Ylli që mungon” fton publikun e vogël dhe familjet e tyre në një udhëtim të paharrueshëm në botën e ëndrrave dhe të Krishtlindjes, aty ku mirësia dhe dashuria bëhen drita që ndriçon gjithçka.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.