Remitancat mbajnë gjallë familjet shqiptare,por nuk kthehen në zhvillim ekonomik

E martë, 17 Nëntor, 2026

Remitancat përbëjnë një burim të rëndësishëm ekonomik për Shqipërinë, por potenciali i tyre për zhvillim mbetet kryesisht i pashfrytëzuar, vlerëson Banka Botërore në analizat e saj më të fundit mbi migracionin.

Sipas të dhënave, rreth gjysma e familjeve me migrantë kanë marrë remitanca gjatë 12 muajve të fundit, ndërsa për këto familje, dërgesat nga jashtë përbëjnë 41% të të ardhurave totale. Kjo e bën diasporën një shtyllë jetike për mbijetesën ekonomike të mijëra familjeve në vend shkruan Diaspora Shqiptare.

Raporti thekson se migrantët meshkuj dhe ata në moshë më të madhe janë dukshëm më të prirur të dërgojnë para në Shqipëri, krahasuar me gratë dhe migrantët më të rinj, çka lidhet me shkallë më të lartë punësimi dhe kapacitet më të madh fitimi.

Megjithatë, pjesa dërrmuese e remitancave dërgohet përmes kanaleve informale, kryesisht përmes miqve ose nga vetë migrantët gjatë vizitave në Shqipëri. Vetëm 30% e migrantëve përdorin banka ose operatorë zyrtarë të transfertave monetare si mënyrë kryesore dërgimi. Kjo prirje, veçanërisht e përhapur te migrantët e kthyer, kufizon zhvillimin e sektorit financiar dhe integrimin formal të këtyre flukseve në ekonomi.

Një tjetër problem i evidentuar është përdorimi pothuajse tërësisht konsumator i remitancave. Sipas raportit, 90% e familjeve i përdorin paratë për ushqim dhe nevoja të përditshme, 36% për shpenzime mjekësore dhe 30% për arsim, ndërsa investimet produktive janë minimale. Më pak se 2% e remitancave përdoren për hapje biznesesh apo investime ekonomike, duke e kufizuar ndjeshëm ndikimin e tyre afatgjatë në zhvillim shkruan Diaspora Shqiptare.

Banka Botërore thekson se pa politika që nxisin formalizimin e remitancave dhe orientimin e tyre drejt investimeve, Shqipëria rrezikon të mbetet e varur nga paratë e diasporës për konsum, pa arritur t’i shndërrojë ato në motor zhvillimi ekonomik.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.