Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Enisa, ka ndarë me ndjekësit e saj një përvojë të rëndë shëndetësore që ka kaluar së fundmi, si pasojë e gripit A, të cilin ajo e cilëson si variantin më të rëndë të gripit.
Përmes një postimi emocional, Enisa tregon se ka kaluar tre javët më të vështira të jetës së saj, gjatë të cilave ka qenë e detyruar të qëndrojë e izoluar mes shtratit dhe divanit, pa fuqi për të bërë asgjë tjetër. Këngëtarja rrëfen se në disa momente ka menduar se nuk do t’ia dilte, por thotë se besimi dhe forca shpirtërore e kanë ndihmuar ta përballojë situatën.
“Jashtë për herë të parë pas 3 javëve më të këqija të jetës sime! Kam parë tmerr me gripin A. Shumë ditë mendova se nuk do t’ia dilja, ishte shumë keq, por kisha Zotin në krah,” shprehet ajo.
Enisa thekson se kjo periudhë e ka bërë të reflektojë thellë mbi jetën dhe rëndësinë e shëndetit, duke pranuar se kur shëndeti mungon, gjithçka tjetër humbet vlerë. Ajo e quan këtë një mënyrë krejt të papritur për të mbyllur vitin, por njëkohësisht një mësim të fortë personal.
Në fund, këngëtarja falënderon të gjithë ata që janë interesuar për gjendjen e saj, duke theksuar se ka lexuar çdo mesazh mbështetjeje dhe i vlerëson shumë. Me optimizëm, Enisa shprehet se mezi pret vitin 2026, me dëshirën për ta jetuar jetën më mirënjohje dhe më shumë vetëdije.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.