Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë sërish i bllokuar ditën e sotme në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të protestës së paralajmëruar nga fermerët grekë.
Policia Kufitare Kakavijë njoftoi se është informuar nga Policia Kufitare Greke se bllokimi do të zgjasë nga ora 19:00 deri në orën 22:00, sipas orës greke. Gjatë këtij intervali, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor do të ndalohet plotësisht.
Sipas autoriteteve, do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe i këshillon të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera të ditës, për të shmangur pritjet dhe vonesat në kufi.



