Policia greke ka goditur një organizatë kriminale të trafikut të drogës në Athinë, duke arrestuar katër persona, mes tyre edhe këngëtarin shqiptar nga Tepelena, Kostandinos Jorgji, i njohur me emrin artistik “For3al”. Operacioni u zhvillua pasditen dhe mbrëmjen e së martës, më 16 dhjetor 2025, nga Nëndrejtoria e Narkotikëve.
Të arrestuarit përfshijnë dy shtetas shqiptarë, 55 dhe 30 vjeç, dhe dy shtetas grekë, 22 dhe 30 vjeç, të cilët u kapën duke poseduar lëndë narkotike me qëllim trafikimi.
Hetimet zbuluan se rrjeti kishte një strukturë të mirëorganizuar me role të ndara qartë:
55-vjeçari shqiptar ishte kreu i organizatës, përgjegjës për gjetjen, ruajtjen e drogës dhe mbledhjen e fitimeve.
Kostandinos Jorgji (30 vjeç) ishte zëvendëskryetari dhe ndihmonte në ruajtjen e lëndëve narkotike.
Shtetasi grek 22 vjeç ishte përgjegjës për ruajtjen dhe sigurimin e drogës, si dhe për dorëzimin tek transportuesit.
Shtetasi grek 30 vjeç merrej me transportin dhe shpërndarjen e sasive të drogës.
Rrjeti tregtonte marijuanë dhe hashash çokollatë, duke i shitur marijuanën për 2.500 euro/kg dhe hashashin çokollatë për 5.000 euro/kg.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan:
1.907 gramë hashash çokollatë
15.153 gramë marijuanë
një automjet dhe një motorr
një jelek antiplumb
katër peshore precize
një numërator parash
katër celularë
51.490 euro në para të gatshme
Vlera e përfitimeve të paligjshme nga aktiviteti i tyre kap shifrën mbi 95.000 euro. Autoritetet bënë të ditur se 55-vjeçari dhe 22-vjeçari kishin qenë të përfshirë më parë në vepra të ngjashme dhe në aktivitet kriminal të mëparshëm.
Personat e arrestuar u dërguan në Prokurorinë kompetente dhe iu referuan një oficeri hetues për procedime të mëtejshme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.