Protesta këtë të shtunë në New York! Shqiptarët kërkojnë largimin e Edi Ramës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Me moton “Atdheu ynë Shqipnia, ka nevojë për bijtë e tij; Diasporën! një grup aktivistësh shqiptarë në New York ka njoftuar organizimin e një proteste simbolike këtë të shtunë, më 20 dhjetor, përpara Konsullatës Shqiptare në qytet. Aktivistët Mevlan Mata, Klodian Marku, Albin Laçi dhe Paulo Luca janë nismëtarët e këtij veprimi qytetar, që synon të shprehë solidaritetin e diasporës me protestat që po zhvillohen në Shqipëri.

Protesta do të mbahet në adresën 320 E, 79 Street, New York, NY 10075, duke nisur në ora 12:00.

Qëllimi i organizatorëve është të kërkojnë publikisht dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndalimin e menjëhershëm të sulmeve dhe presioneve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Aktivistët nënvizojnë se diaspora shqiptare duhet të ndërgjegjësohet për vuajtjet e bashkëkombasve të tyre dhe të japë një mesazh të fuqishëm për një Shqipëri më të drejtë dhe transparente.

Organizatorët ftojnë çdo shqiptar që dëshiron të marrë pjesë, duke theksuar se edhe një prani simbolike ka rëndësi dhe dërgon një sinjal të qartë mbi mbështetjen e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara për kauzat qytetare në atdhe.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.