Ruajtja e shqipes në diasporë:Roli vendimtar i familjes,shkollës dhe komunitetit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Seminarin dy ditor të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), Sadiona Abazaj paraqiti një trajtesë të zgjeruar dhe të thelluar mbi trashëgiminë gjuhësore shqipe në diasporë, duke u ndalur në sfidat bashkëkohore, mundësitë konkrete për ruajtjen e saj dhe rolin vendimtar të brezit të ri. Prezantimi u ndërtua si një ndërthurje midis qasjes akademike, analizës shkencore dhe përvojës njerëzore e emocionale që shoqëron ruajtjen e gjuhës amtare larg atdheut, me një fokus të veçantë në një studim rasti të realizuar në qytetin e Genovës, në Itali.

Gjatë prezantimit, Abazaj theksoi se ruajtja e gjuhës shqipe në diasporë nuk është vetëm një çështje mësimore apo formale, por një proces i ndërlikuar që lidhet ngushtë me identitetin, përkatësinë dhe mirëqenien emocionale të fëmijëve që rriten mes dy realiteteve kulturore. Ajo thotë për Diaspora Shqiptare se synimi i saj nuk ishte vetëm të paraqiste statistika apo teori, por të sillte një pasqyrë reale të jetës së përditshme të familjeve shqiptare jashtë vendit dhe përpjekjeve të tyre për të mos humbur lidhjen me gjuhën dhe kulturën e origjinës.

Në pjesën hyrëse, Sadiona Abazaj u ndal edhe në profilin e saj profesional, duke sqaruar se ka mbi pesëmbëdhjetë vite përvojë në arsim dhe se është diplomuar në disa programe masteri në Shqipëri, ndërsa formimin pedagogjik e ka përfunduar në Finlandë, një nga vendet me sistemin arsimor më të vlerësuar në botë. Që prej vitit 2019 ajo drejton një shkollë ndërkombëtare në Helsinki, ku punon çdo ditë me fëmijë shumëgjuhësh dhe shumëkulturorë. Sipas saj, arsimi nuk përfaqëson vetëm profesionin, por edhe identitetin personal, ndërsa ruajtja e gjuhës shqipe është një mision i përditshëm që ajo e përjeton njëkohësisht si mësuese, drejtuese shkolle, prind dhe qytetare shqiptare në diasporë.

Duke kaluar në thelbin e temës, Abazaj theksoi rëndësinë jetike të gjuhës si element lidhës ndërmjet brezave. Ajo iu referua studiuesve si Fishman, i cili e përkufizon gjuhën si urën që transmeton kujtesën kolektive dhe historinë e një populli, si dhe Skutnabb-Kangas, e cila paralajmëron se humbja e gjuhës nënkupton humbje të identitetit kulturor. U përmendën gjithashtu studime që tregojnë se fëmijët që ruajnë gjuhën e nënës përjetojnë më pak izolim social dhe zhvillojnë një ndjenjë më të fortë sigurie dhe vetëvlerësimi. Në këtë kontekst, Abazaj nënvizoi idenë se një komunitet jeton dhe mbijeton për aq kohë sa gjuha e tij mbetet e gjallë.

Një pjesë e rëndësishme e prezantimit iu kushtua kontekstit të diasporës shqiptare. Duke iu referuar të dhënave demografike, u theksua se sot numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë është dukshëm më i lartë se ai i banorëve brenda vendit. Komunitete të mëdha shqiptare gjenden në Itali, Greqi, Gjermani, Turqi, Amerikën e Veriut dhe në shumë vende të tjera, ndërsa komunitete historike si arbëreshët përfaqësojnë një shembull të jashtëzakonshëm të ruajtjes së gjuhës për shekuj me radhë. Ky realitet, sipas Abazajt, e bën diasporën një faktor thelbësor për të ardhmen e shqipes, por njëkohësisht rrit rrezikun e humbjes së saj në brezat e rinj.

Në vijim, u trajtua rëndësia kognitive e dygjuhësisë. Duke iu referuar studimeve të Bialystok dhe Cummins, Abazaj theksoi se fëmijët dygjuhësh zhvillojnë aftësi më të larta njohëse, fleksibilitet mendor dhe kapacitet më të mirë për përqendrim. Në këtë kuptim, mësimi i gjuhës shqipe nuk shihet vetëm si ruajtje identiteti, por edhe si një avantazh akademik dhe profesional për fëmijët e diasporës, të cilët përfitojnë nga pasuria e të qenit dygjuhësh.

Një dimension i veçantë i prezantimit ishte ai emocional. Abazaj theksoi se shqipja është gjuha e ndjenjave të para, e përkëdhelive dhe e lidhjeve familjare. Ajo sqaroi se humbja e gjuhës shpesh sjell distancë emocionale ndërmjet brezave, duke e bërë më të vështirë komunikimin e ndjenjave dhe përvojave brenda familjes. Kjo, sipas saj, është një nga pasojat më të dhimbshme të asimilimit gjuhësor.

Duke qenë realiste, prezantuesja u ndal edhe te sfidat kryesore me të cilat përballet gjuha shqipe në diasporë, si dominimi i gjuhës së vendit pritës, mungesa e ekspozimit të përditshëm dhe mungesa e strukturave të qëndrueshme arsimore. Ajo theksoi se, sipas studimeve sociolinguistike, një gjuhë mund të humbasë brenda dy ose tre brezash nëse nuk mbështetet në mënyrë të qëndrueshme.

Në këtë kontekst, u theksua roli vendimtar i familjes dhe i shkollës. Abazaj solli në vëmendje studime që tregojnë se përdorimi i vazhdueshëm i gjuhës në familje është faktori më i rëndësishëm për ruajtjen e saj, ndërsa shkolla shqipe ofron strukturë, komunitet dhe mbështetje institucionale. Ajo përmendi se ekzistojnë qindra shkolla dhe klasa shqipe në diasporë dhe se fëmijët që i ndjekin ato kanë shumë më tepër gjasa ta ruajnë gjuhën.

Prezantimi u pasurua edhe me shembuj suksesi nga vende të ndryshme, si Zvicra, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe me rolin pozitiv të teknologjisë në mësimin e shqipes. Platforma digjitale dhe aplikacionet moderne u paraqitën si mjete që e bëjnë gjuhën më të afërt dhe më tërheqëse për brezat e rinj.

Një element interesant i prezantimit ishte përfshirja e kurioziteteve gjuhësore, si fjalët shqipe pa etimologji të njohur dhe pasuria e formave dialektore, të cilat dëshmojnë lashtësinë dhe kompleksitetin e shqipes. Këto shembuj shërbyen për të nxitur krenarinë gjuhësore dhe ndërgjegjësimin për vlerën e saj.

Kulmi i prezantimit ishte studimi i realizuar në Genova, ku u përfshinë mbi nëntëdhjetë familje shqiptare. Rezultatet treguan qartë se, ndonëse fëmijët e kuptojnë shqipen, ata nuk e përdorin mjaftueshëm, ndërsa prindërit shprehin shqetësim të madh për humbjen e gjuhës dhe dëshirë të fortë për hapjen e një shkolle shqipe. Sipas Abazajt, këto të dhëna tregojnë se një shkollë shqipe në Genova nuk është luks, por një nevojë e domosdoshme.

Në përfundim, Sadiona Abazaj theksoi se gjuha është më shumë se një mjet komunikimi: ajo është identitet, kujtesë dhe shpirt kolektiv. Ajo bëri thirrje për angazhim të përbashkët të familjeve, institucioneve dhe komuniteteve, duke nënvizuar se vetëm përmes veprimit të ndërgjegjshëm dhe të vazhdueshëm mund të ruhet gjuha shqipe për brezat që vijnë.

Prezantimi i plotë këtu:Trashëgimia gjuhësore shqipe në diasporë_ Sfidat, mundësitë dhe roli i brezit të ri (1) (1) (1)

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.