Franca heq veton, Mali i Zi mbyll 5 kapituj negociatash me BE-në

E martë, 17 Nëntor, 2026

Mali i Zi shënon një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, pasi Franca ka hequr veton që kishte bllokuar procesin e negociatave. Ky vendim i Parisit i mundëson Podgoricës të mbyllë këtë të martë pesë kapituj të rëndësishëm negociatash, duke rikthyer vendin në ritmin e shpejtë të integrimit europian.

Kapitujt që mbyllen përkohësisht lidhen me lirinë e ofrimit të shërbimeve, lëvizjen e lirë të kapitalit, të drejtën tregtare, bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe peshkimin. Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, falënderoi Francën për ndryshimin e qëndrimit dhe theksoi se vendi synon të mbyllë të gjitha negociatat deri në fund të vitit 2026, duke u bërë anëtar i plotë i BE-së në vitin 2028.

Ky zhvillim vjen pak pas deklaratës së kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili theksoi nevojën për nisjen e punës mbi traktatin e anëtarësimit të Malit të Zi, duke e konfirmuar Podgoricën si kandidatin më të avancuar nga Ballkani Perëndimor drejt Bashkimit Europian.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.