Dy gra dhe një burrë në qendër të hetimeve për vrasjen e dyfishtë në Finikountas

E martë, 17 Nëntor, 2026

Dy gra dhe një burrë 30-vjeçar janë në qendër të hetimeve për vrasjen e pronarit të një kampingu dhe punëtorit shqiptar në Finikounta, një ngjarje që ka tronditur komunitetin vendas. Autoritetet greke kanë lëshuar tashmë urdhër arresti për 30-vjeçarin, i cili dyshohet se ka luajtur rol kyç në organizimin e krimit.

Hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat dhe përpiqen të lidhin dy gratë dhe 30-vjeçarin me nipin e pronarit 68-vjeçar të kampingut, me qëllim të kuptimit të plotë të ngjarjes. Sipas raportimeve të televizionit grek MEGA, hetuesja po shqyrton gjithashtu dy persona të rinj për të përcaktuar nëse kanë pasur dijeni apo kanë ndihmuar në organizimin e vrasjes. Burimet bëjnë me dije se urdhra të rinj arresti priten në ditët në vijim.

Përveç nipit të viktimës dhe një biznesmeni nga Athina që janë arrestuar, ekziston edhe një urdhër arresti për një 30-vjeçar tjetër, ortak i biznesmenit, i dyshuar si bashkëpunëtor. Hetimet tregojnë se ky i fundit dyshohet se ka dhënë udhëzime autorëve të moshës 22-vjeçare para dhe pas krimit, përmes numrave telefonikë pakistanezë, si dhe për përfshirjen e tij në transportin e tyre, pasi skuteri i përdorur në krim besohet se është marrë pranë banesës së tij. Burimet theksojnë se i kërkuari ndodhet jashtë vendit, me shumë gjasa në Gjermani, dhe pritet të lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar.

Mbesja e pronarit të kampingut, Amalia Tomara, deklaroi për televizionin Alpha se ekzistonte një “plan djallëzor” i hartuar që në gusht të vitit 2024, që lidhej me një dokument për pronën. Sipas saj, nipi i viktimës, 33-vjeçari i arrestuar, shfaqte sjellje arrogante pas vrasjes së dyfishtë dhe kishte krijuar dyshime për përfshirjen e tij në ngjarje. Ajo shtoi se xhaxhai i saj i kishte kërkuar dy herë biznesmenit të largohej prej tij, duke ngritur pikëpyetje për marrëdhëniet mes tyre.

Gjithashtu, nëna e 33-vjeçarit është përmendur në hetime, pasi mbesa e viktimës deklaroi se ajo i kishte ndaluar prej vitesh hyrjen në kamping dhe tentoi të implikojë djalin e saj për përjashtimin e familjes nga trashëgimia dhe izolimin e viktimës.

Hetimet pritet të intensifikohen në ditët në vijim, ndërsa autoritetet greke vijojnë të hetojnë të gjithë rrjetin e mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.