Nis stërvitja e përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe Ambasadës së SHBA-së

E martë, 17 Nëntor, 2026

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka nisur ushtrimin e përbashkët të planifikuar, i cili aktualisht ndodhet në fazën fillestare. Sipas skenarëve të përgatitur, në aktivitet do të kyçen njësi të ndryshme policore, nga patrullat e rendit publik dhe njësitë e reagimit të shpejtë, e deri te njësitë elite speciale, të pajisura me mjetet e nevojshme logjistike për skenarë të ndryshëm operativë.

Ushtrimi synon rritjen e gatishmërisë dhe koordinimit ndërinstitucional, në një kohë kur kërcënimet ajrore dhe përdorimi i dronëve po marrin rëndësi të shtuar.

Ndërkohë, ushtarët amerikanë të Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it kanë zhvilluar së fundmi trajnime të specializuara për të përmirësuar aftësinë e tyre në zbulimin, gjurmimin dhe neutralizimin e dronëve. Trajnimet janë përqendruar në sistemet që prishin frekuencën e kontrollit të dronëve, duke i detyruar ata të kthehen te operatori, ndërhyrjen në sinjalet GPS/GNSS, si dhe në teknikat që mund të çojnë në ngritjen, uljen ose rrëzimin e pajisjeve ajrore.

Sipas KFOR-it, zotërimi i këtyre kapaciteteve është tashmë pjesë e skenarëve operacionalë të misionit, duke rritur efektivitetin në përgjigjen ndaj sfidave të sigurisë që po evoluojnë me shpejtësi.

Ushtrime të tilla, sipas autoriteteve, forcojnë jo vetëm aftësitë teknike, por edhe koordinimin, punën në grup dhe aftësinë për t’u përshtatur me kërcënimet moderne në terren.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.