Nga Anila Kadija
Në Klubin Nacional Liberal Anglez, me stilin e tij tejet konservator dhe elegant për një të ardhme më të shkëlqyer moderne shqiptarie, UKAP (UK Albanian Professionals Foundation) organizoi për herën e dytë një mbrëmje Gala bamirësie të pa precedent.
Kjo mbrëmje përfshiu 190 pjesëmarrës dhe u organizua si një takim me motive patriotike, me themelues dhe donatorë, vullnetarë dhe bashkëpunëtorë, të cilët ndihmojnë ekonomikisht, në mbështetjen e studentëve shqiptarë për vazhdimin e studimeve në Mbretërinë e Bashkuar.
Pas përshëndetjes mbresëlënëse nga Driton Bilali dhe Esmerjan Licaj lider UKAP, u njoftua se tashmë duke filluar nga ky vit (2025), ky fondacion është kthyer edhe në një organizatë bamirëse zyrtarisht.
Në vazhdim të pranishmit u njohën me shkëlqesi intelektuale në Mbretërinë e Bashkuar, dëshmi dhe histori jete suksesi.
Në frymën e ndërtimit të urave të komunitetit, pjesëmarrësit u njohën edhe me punën e mrekullueshme të një organizate tjetër bamirëse, “Eagles United FC”, ku nuk do të mungojë në të ardhmen bashkëpunimi midis tyre.
E ftuara e parë nderi ishte Prof. Majlinda Lako, me urtësinë dhe profesionalitetin e saj si një kërkuese shkencore në fushën e okulistikës.
Ajo është një eksperte e njohur botërisht në shkencat e qelizave staminale, zhvillimin e syve dhe mjekësinë rigjeneruese në Universitetin e Newcastle.
Në një diskutim me Dr. Leonora Fisniku, Prof. Lako ndau njohuri mbi udhëtimin e saj, kërkimin e saj inovativ dhe vizionin për të ardhmen e mjekësisë, frymëzim për të gjithë.
E ftuara në vazhdim Eva Buzo, avokate e të drejtave të njeriut, e cila themeloi Victim Advocates International për të mbështetur viktimat e krimeve të luftës.
Gjithashtu një kampione noti, për ne, kjo përfshin notimin e mahnitshëm prej 92 km nga Italia në Shqipëri në jo më pak se 35 orë!
Mbrëmja vazhdoi me një bisedë tërheqëse me Patrick Hasani.
Patrick është themelues dhe partner i përgjithshëm i Artea Global, një firmë investimi institucional e fokusuar në softuerët amerikanë.
Që nga lançimi i saj në vitin 2023, Artea është shfaqur me shpejtësi si një nga fondet e reja private me performancën më të lartë dhe rritjen më të shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar.
Përpara se të themelonte Artea-n, Patrick menaxhoi një portofol teknologjik amerikan me vlerë shumë miliardë dollarë në emër të njërit prej sipërmarrësve më të suksesshëm të teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Sublime përformancat nga Eljon Vejsiu në violinë, Mariela Çingo piano dhe Brikelda Syla në violinçel. Të cilët me talentin e tyre, jo vetëm interpretuan partitura klasike të muzikës tonë por edhe pjesë unike të pa realizuara më parë.
Pika kulminante e mbrëmjes ishte zëri mahnitës i mezosopranos së mirënjohur shqiptare Manjola Nallbani e cila e ngriti peshë entuziazmin e të gjithëve.
Kënga “Po ku ka si ty moj Shqipëria ime” jehoi si një shpërthim dashurie, në të gjitha sallat fisnike angleze, e kësaj pritje plot hijeshi rinore shqiptare.
Dhe në fund performanca e Vlashent Sata me kompozimet e tij të veçanta dhe zërin karakteristik si një muzikant bashkëkohor dhe inovator.
Takimi i dytë, i organizuar në vazhdim po nga UKAP, për të njëjtin qëllim pritet të shtunën 13 dhjetor 2025 në Akademinë Mbretërore të Muzikës.
Në skenën e këtij institucioni të lartë mbretëror do të kemi nderin të ndjekim përformacën e jashtëzakonshme të sopranos Ermonela Jaho dhe të pianistes Pantesilena Jaho.
Program i cili përshëndetet nga Sofiana Milo dhe Enis Gerxhalija.
Në partiturat e këtij programi publiku do të gjejë potecialin e lirikës të kompozitorëve Wolf-Ferrari, Bellini, Francesco Cilea, Paolo Tosti, Giacomo Puccini.
Një koncert unik dhe i pari ky, me publik shqiptar, rreth më shumë se 300 spektarorë, në një skenë mbretërore në Duke’s Hall.
Historikisht si Akademi Mbretërore është e ndërtuar në 1822, pra 200 vjet institucion kulture angleze, entuziazmi shqiptar aty pret një koncert madhështor!














