Nxënësit e shkollave shqipe në Athinë festojnë me krenari Festat Kombëtare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Mes ngjyrave kuqezi dhe atmosferës plot emocion, krenari e dinjitet, nxënësit e Rrjetit të Shkollave Shqipe në Athinë i dhanë jetë aktiviteteve të Festave Kombëtare, duke sjellë në qendër të vëmendjes traditën, identitetin dhe dashurinë për atdheun.

Mësuesja e gjuhës shqipe në Greqi, Lefteri Metkaj, thekson se misioni i këtyre shkollave shkon shumë përtej mësimdhënies së gjuhës: “Ne përcjellim traditën, mbajmë lart vetëdijen kombëtare, edukojmë tek brezat e ardhshëm ndjenjën e identitetit dhe të atdhedashurisë, që janë vlerat më të çmuara të patriotizmit të popullit tonë.”

Sipas saj, rritja e fëmijëve të diasporës me ndjenjën e përkatësisë është detyrë e përbashkët e mësuesve, prindërve dhe komunitetit. “Rritim gjeneratat në Greqi me ndjenjën e atdhedashurisë sepse e ardhmja e tyre është e përbashkuar rreth Flamurit Kuqezi,” – shprehet Metkaj.

Me këngë, poezi, simbolikë kombëtare dhe program artistik, fëmijët shqiptarë në Athinë përcollën një mesazh të qartë: identiteti shqiptar jeton dhe rritet çdo ditë krahas tyre, kudo ku ndodhen.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.