“Shqipëria e vogël“ në hartën zyrtare të Nju Jorkut

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Zyra e Kryebashkiakut të Nju Jorkut për Çështjet e Emigrantëve (MOIA) ka përfshirë për herë të parë komunitetin shqiptaro-amerikan në serinë “Immigrant Enclave Illustration”, një projekt i nisur në kuadër të Festimeve të Trashëgimisë së Emigrantëve në vitin 2023. Projekti synon të evidentojë historitë e pasura, kontributet e shumta dhe kulturat unike të komuniteteve të ndryshme emigrante që jetojnë në të pesë lagjet e Nju Jorkut, një qytet ku banojnë rreth 3 milionë emigrantë.

Në këtë seri janë përfshirë rreth 25 komunitete, mes tyre “Little Ecuador”, “Little Poland”, “Little Haiti”, “Little Africa”, “Little Ukraine” dhe tashmë edhe “Little Albania”.

“Është hera e parë që komuniteti shqiptaro-amerikan bëhet pjesë e hartave zyrtare të NYC dhe kjo është një arritje e madhe për ne. Për mua dhe kolegët që punuam në këtë projekt është një privilegj i veçantë që jemi njohur nga Komisioneri i MOIA-s, Manuel Castro,” u shpreh Vera Mjeku, nëpunëse publike në qytetin e Nju Jorkut prej më shumë se një dekade. Ajo falënderoi gjithashtu kryebashkiakun Eric Adams dhe administratën e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunitetin shqiptar në ngritjen e flamurit, organizimin e tryezave të rrumbullakëta, lehtësimin e Paradës Shqiptare, (Albanian Roots) pritjet në Gracie Mansion, pjesëmarrjen në panaire dhe angazhimin për hapjen e programit dygjuhësh shqip-anglisht në një shkollë publike në Bronx.

Më 10 dhjetor, MOIA organizoi një ekspozitë me përfaqësuesit e komuniteteve të përfshira dhe u zotua që t’i rekomandojë administratës së ardhshme vijimin e projekteve që theksojnë kontributin e emigrantëve në qytet.

“Ky projekt tregon se sa shumë ka përparuar komuniteti ynë. Vetëm në ‘Little Albania’ në Bronx sot operojnë mbi 60 biznese shqiptaro-amerikane,” tha Ismer Mjeku, botues i Albanian Yellow Pages dhe drejtues i Albanian Media Group, një kompani konsulence që i shërben komunitetit shqiptaro-amerikan. “Rruga ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu Way’ është një pikë krenarie dhe vendtakimi i panairit më të madh në NYC që kujton ditëlindjen e heroit tonë kombëtar. Zona ka qenë gjithashtu shtëpia e mediave të rëndësishme të komunitetit, si gazeta Illyria, dhe sot mbetet seli e gazetës Dielli, e para dhe më e vjetra gazetë shqiptare në SHBA.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.