113 vjet Pavarësi, flamuri shqiptar valëvitet në Bowling Green Park, New York

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti shqiptar në New York kremtoi 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me një ceremoni simbolike në Bowling Green Park, ku flamuri shqiptar u ngrit përkrah atij amerikan. Ngjarja u organizua nga Zyra e Imigracionit e Kryetarit të Bashkisë NYC, Njësia e Çështjeve Komunitare dhe Zyra për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, duke theksuar kontributin e shqiptarëve në jetën e qytetit.

Ceremoninë e moderoi Vanesa Limani, drejtuese e Njësisë së Çështjeve Komunitare, ndërsa lutjen drejtoi Imam Tahir Kukaj. Arthur Piccolo, Kryetar i Bowling Green Association, rikujtoi traditën e ngritjes së flamurit shqiptar nga punëtorët e Broadway-t në vitet 1990 dhe rëndësinë historike të ceremonisë.

Orchida Harizaj, Menaxhere Projekte në Zyrën për Mediat Etnike dhe Komunitare, e cilësoi ngjarjen si një urë mes dy kombeve, ndërsa Fitim Shabani, Vlera Sela dhe Mary Camaj ndanë emocionet e tyre si pjesë e një trashëgimie të respektuar.

Mes të ftuarve ishin edhe Suela Janina, Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, dhe Mark Gjonaj, ish-anëtar i Këshillit të NYC, të cilët nderuan vlerat dhe ndikimin e komunitetit shqiptar në qytet. Fëmijët e korit “Kënga Jonë” performuan dy këngë shqiptare, duke pasuruar ceremoninë.

Si pjesë e aktivitetit u prezantua edhe animacioni zyrtar i shqiptarëve të New York-ut, një projekt njëvjeçar që shfaq komunitetet më pak të përfaqësuara, ku u shfaq logoja e gazetës Dielli, pjesë e historisë 116-vjeçare të komunitetit shqiptar në qytet.

Photo credit @dritanhaxhia

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.