Firmos Peticionin: Gjuha shqipe të certifikohet në shkollat angleze!

E martë, 17 Nëntor, 2026

Albanian Cultural Association Northamptonshire (Shoqata Kulturore Shqiptare e Northamptonshire) me më shumë se 10 vite veprimtari të pandërprerë në fushën e arsimit, kulturës dhe integrimit të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, ka shënuar një tjetër hap historik. Përmes stafit të saj drejtues dhe ekipit pedagogjik, Shoqata ka zhvilluar për herë të parë një projekt pilot në bashkëpunim me shkolla shtetërore britanike, në kuadër të programeve After School Club, ku janë realizuar aktivitete të strukturuara në gjuhë, histori dhe kulturë shqiptare, me numër të lartë pjesëmarrësish dhe sukses të dokumentuar. – Ky projekt pilot ka dëshmuar në praktikë se gjuha shqipe mund të zhvillohet sipas standardeve arsimore britanike dhe se ekziston interes real nga nxënësit, prindërit dhe institucionet vendore. Në vijim të këtij suksesi, Albanian Cultural Association – Northamptonshire ka hapur një peticion  një peticion publik që kërkon prezantimin e provimeve GCSE dhe A-Level në gjuhën shqipe. Aktualisht, gjuha shqipe nuk ofrohet në këto certifikata. Projekti pilot i zhvilluar në klube kulturore pas shkollore ka pasur sukses të jashtëzakonshëm, duke treguar interes të fortë nga nxënësit dhe kërkesë të madhe nga komuniteti.

Qëllimi i peticionit është që fëmijët që ndjekin shkollat shqipe të kenë mundësinë të marrin një certifikatë të njohur kombëtarisht, duke ruajtur trashëgiminë kulturore, mbështetur arsimin dygjuhësor, promovuar diversitetin gjuhësor dhe ofruar mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit.

Peticioni ka objektiva të qarta: 10,000 nënshkrime për të marrë një përgjigje nga qeveria britanike dhe 100,000 nënshkrime për të çuar temën në debat parlamentar. Ky hap do të forcojë pozicionin e komunitetit shqiptar dhe do të konsolidojë kontributin e tij në shoqërinë britanike, duke siguruar që gjeneratat e ardhshme të ruajnë dhe zhvillojnë gjuhën e tyre amtare.

Afati i fundit për nënshkrime: 25 Maj 2026.
Për të nënshkruar peticionin dhe për më shumë detaje: https://petition.parliament.uk/petitions/747085?fbclid=IwdGRjcAOiQ4VjbGNrA6JDf2V4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkDDM1MDY4NTUzMTcyOAABHvbr8UPVn8JmCXcBMsJmsrj4PJ0Ecdp_DH7GnnaIkene7BaJ1fozsM5W0rFC_aem_wIQxUQ0XDAkcQhGiPhXCnA

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.