Dokumentari “4 breza”, studiuesit kërkojnë qasje të re për kulturën arbëreshe

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kultura arbëreshe, një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë shqiptare, u vendos sërish në qendër të vëmendjes mbrëmjen e së hënës në librarinë “Valentini”, ku u prezantua dokumentari “4 breza” dhe një sërë materialesh audiovizuale nga bashkëpunimi shumëvjeçar midis studiuesit dhe etnomuzikologut italian Nicola Scaldaferri dhe rapsodit të njohur Isa Elezi. Ngjarja shënoi një hap të rëndësishëm drejt një qasjeje më kritike dhe bashkëkohore për studimin e kulturës arbëreshe, duke sfiduar perceptimet romantike e nostalgjike që shpesh e shoqërojnë atë.

Tradicionalisht, studimet mbi kulturën arbëreshe në Shqipëri janë përqendruar në gjuhësi dhe letërsi. Por, sipas studiuesve, realiteti i sotëm është shumë më kompleks: emigrimi masiv, zbrazja demografike e fshatrave arbëreshe dhe fakti që komunitetet jetojnë të shpërndara në diasporë e bëjnë të nevojshme një analizë më të gjerë etnografike dhe kulturore.

Dokumentari “4 breza”, i shfaqur për herë të parë para publikut shqiptar, është pjesë e një projekti të gjerë që eksploron jetën dhe traditat e katër brezave të grave arbëreshe. Materialet e prezantuara përfshijnë edhe video të reja që dokumentojnë jetën bashkëkohore arbëreshe. Një prej aspekteve më të theksuara është fakti që shumë nga vajzat që shfaqen në festat tradicionale me kostume popullore nuk jetojnë më në fshatrat arbëreshe, por kthehen atje vetëm për arsye simbolike dhe emocionale.

“Shumë prej vajzave që veshin kostume sot nuk jetojnë më në zonë. Ato rikthehen vetëm për festa, me një lidhje të thellë emocionale, por jo me përditshmërinë e atyre fshatrave. Nëse nuk e kuptojmë këtë, mbetemi të ngecur në një vizion nostalgjik që nuk përputhet me botën e sotme”, u shpreh Nicola Scaldaferri.

Autori i librit “Etnografi tingujsh: ese mbi oralitetin, arbëreshët dhe këngën epike”, botuar nga “Berk”, theksoi se muzika për të ka qenë gjithnjë portë hyrëse drejt një bote më të gjerë kulturore. Në diskutimin e zhvilluar me përkthyesen dhe studiuesen Mikaela Minga, Scaldaferri foli për rolin e arkivave të tingullit, për metodat e kërkimit në terren dhe për dimensionet intime që mbart kënga epike.

Ai nënvizoi se qasja tradicionale ndaj kulturës arbëreshe, e fokusuar në literaturë dhe historinë e gjuhës, megjithëse e rëndësishme, është e pamjaftueshme për të kuptuar një realitet që në vitin 2025 është “i pakapshëm dhe i vështirë për t’u përkufizuar”.

“Koncepti i kombit shqiptar është formësuar pjesërisht nga arbëreshët, para se të ekzistonte shteti shqiptar. Por sot, kur flasim për arbëreshët, flasim për një identitet të shpërndarë, në lëvizje, dhe në transformim të vazhdueshëm”, theksoi ai.

Studiuesit vunë në dukje se kalimi i traditave gojore në formë të shkruar sjell si fitime ashtu edhe humbje, duke kërkuar një vëmendje të veçantë ndaj mënyrës se si trashëgimia transmetohet dhe riinterpretohet. Botimi në shqip i librit të Scaldaferrit, përkthyer nga Mikaela Minga, përfshin edhe një intervistë të rrallë me etnomuzikologun Ramadan Sokoli, një figurë kyçe e studimeve shqiptare mbi muzikën popullore.

Në një kohë kur fshatrat arbëreshe po përballen me zbrazje dhe identiteti kulturor i komunitetit po ripërkufizohet larg vendlindjes, studiuesit kërkojnë një qasje të re, të thelluar dhe realiste, për t’i kuptuar proceset e sotme kulturore dhe për të shmangur idealizimin folklorik të së shkuarës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.