Komisioni Europian ka hapur procedurë zyrtare kundër Greqisë për shkelje të rregullave të Bashkimit Europian që lidhen me përfitimet familjare, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së. Sipas ekzekutivit europian, Athina ka vendosur kritere që bien ndesh me parimet e koordinimit të sigurimeve shoqërore dhe me të drejtën e lëvizjes së lirë të punëtorëve.
Brukseli vlerëson se legjislacioni grek diskriminon si shtetasit e BE-së, ashtu edhe punëtorët e vendeve të treta – përfshirë qindra mijëra shqiptarë që jetojnë e punojnë prej dekadash në Greqi. Ligji aktual kërkon që shtetasit e BE-së të kenë të paktën pesë vite qëndrimi së bashku me fëmijët në Greqi për të përfituar ndihma familjare, ndërsa shtetasit jo-BE duhet të plotësojnë deri në 12 vite banim të pandërprerë.
Komisioni thekson se këto kushte janë në kundërshtim me rregulloret europiane, të cilat ndalojnë vendosjen e kritereve të rezidencës për të kufizuar aksesin në skemat e sigurimeve shoqërore. Sipas jurisprudencës së Gjykatës së Drejtësisë, punëtorët migrantë – edhe kur nuk janë rezidentë afatgjatë – duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë me punëtorët vendas për përfitime të lidhura me punësimin.
Ky standard i dyfishtë i konstatuar nga Komisioni pritet të ketë prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë mijëra familje shqiptare, të cilat, pavarësisht se punojnë me kontrata, paguajnë taksa dhe kontribuojnë në sigurime, kanë mbetur jashtë skemës së ndihmës familjare. Në shumë raste, edhe fëmijët e lindur apo rritur në Greqi nuk kanë përfituar mbështetjen që u takon sipas së drejtës europiane.
Procedura e shkeljes ka nisur në vitin 2023, është vijuar me opinion të arsyetuar në vitin 2024 dhe tani po finalizohet me dërgimin e çështjes në Gjykatën e BE-së. Nëse Athina nuk ndryshon ligjin, Greqia rrezikon jo vetëm detyrimin për ta harmonizuar menjëherë me rregulloret europiane, por edhe kompensimin e familjeve që janë trajtuar në mënyrë të pabarabartë ndër vite.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.