“BESA”, Foleja Shqiptare në zemër të Berkshire

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në një Angli ku komunitetet shumëkulturore rriten çdo ditë, një grup prindërish shqiptarë vendosën të krijojnë diçka që u mungonte prej kohësh: një vatër të vërtetë shqiptare, një hapësirë ku fëmijët dhe familjet të ndiheshin si në shtëpi, të flisnin gjuhën e prejardhjes, të mësonin traditat dhe të krijonin lidhje mes njëri-tjetrit.

Kështu lindi Shoqata dhe Shkolla Shqiptare “BESA”, një iniciativë plot dritë, idealizëm dhe punë vullnetare, që sot është kthyer në një nga historitë më frymëzuese të diasporës shqiptare në Britani.

“Donim që fëmijët tanë të rriteshin duke e njohur gjuhën e prindërve, kulturën dhe traditat tona. Donim që të kishin një ndjenjë shoqërie, një ambient ku mblidhen shqiptarë dhe ku ndihen krenarë për rrënjët e tyre”, tregon kryetarja e shoqatës Xheni Mane.

Shumë prej tyre janë prindër të brezit të dytë ose të tretë në diasporë. Fëmijët e tyre tashmë flasin anglishten rrjedhshëm, por dëshira e madhe ishte që të mos humbnin gjuhën shqipe – atë “gjuhë hyjnore”, siç e përshkruajnë me mall.

“E vogla ime është vetëm 4 vjeç dhe flet shqip dhe kërcen më mirë se një moshatare e saj në Shqipëri. Kjo tregon se ne si familje dhe si komunitet mundohemi që të trashëgojmë dashurinë për gjithçka që lidhet me prejardhjen tonë. Jo vetëm njohurinë e gjuhës sonë”, tregon Xheni. Ajo nuk e fsheh emocionin teksa flet për mënyrën se si komuniteti po i edukon fëmijët me dashuri për kulturën shqiptare.

Nuk kishin përvojë në drejtimin e një shoqate. Nuk kishin vend, dokumente, as ndihmë institucionale. Ishin disa prindër me profesione të ndryshme, mes tyre edhe mësues, por mbi të gjitha me shumë dëshirë dhe atdhedashuri.

“Fatmirësisht, mundi dhe dashuria gjithmonë duken,” thonë ajo. Dhe në vetëm 9 muaj, BESA u shndërrua në një komunitet model me mbi 50 nxënës, dhjetëra familje të përfshira dhe 12 vullnetarë në drejtori.

Prindërit udhëtojnë nga zona të ndryshme të Berkshire dhe Surrey, shpesh zgjohen herët që fëmijët të mos mungojnë në mësime. E diela është kthyer në një ditë të shenjtë për shqiptarët atje: një ditë me gjuhën, shoqërinë dhe kulturën e tyre.

Në Binfield Community Centre, çdo të diel, fëmijët mësojnë:

  • gjuhën shqipe,
  • letërsinë,
  • historinë,
  • kulturën dhe traditat.

Por shkolla ofron edhe më shumë: mësime të anglishtes për prindërit, ndihmë me dokumente, këshillime për aplikime dhe çështje ligjore – një mbështetje e vërtetë komunitare.

Vullnetarët ndajnë punën sipas kohës dhe njohurive. Mësuesit përgatisin orët, ndërsa prindërit e gjyshërit ndihmojnë gjatë festave, aktiviteteve kulturore dhe deri te pastrimi në fund të ditës. Asgjë nuk lihet pas.

Rezultatet kanë qenë të dukshme. Fëmijë që dikur nuk flisnin asnjë fjalë shqip, sot recitojnë, këndojnë, komunikojnë dhe kërcejnë me vetëbesim.

“Ka raste kur kanë qenë të sëmurë, me temperaturë, por kanë insistuar të vijnë,” rrëfen Xheni. “Nuk duan të ikin nga shkolla. Dita e dielë është ‘E diela e tyre Shqiptare’.”

Momentet më emocionuese, sipas stafit, janë ato kur fëmijët këndojnë këngët patriotike të Gëzim Nikës, Ilir Shaqirit, apo këngën për Adem Jasharin. Edhe provat shpesh shoqërohen me lot gëzimi.

Në çdo aktivitet festiv, fëmijët vallëzojnë vallet e Shqipërisë, duke sjellë një atmosferë që prindërit e përshkruajnë si prekëse dhe magjike.

“Kur i shoh tek kërcejnë, si shqiponja të vogla, zemra na zbutet. Ndihemi të gjithë krenarë,” thotë.

BESA – një emër që mban peshë

Shoqata u pagëzua me emrin BESA, një nga vlerat më të rëndësishme të kombit shqiptar.
“Aty ku ka besë, ka edhe shpresë”, thotë motoja e tyre.

Emri nuk është thjesht simbolik. Ai përfaqëson mënyrën e të qenit bashkë, vullnetarizmin dhe besimin e ndërsjellë që po e rrit këtë komunitet në mënyrë të jashtëzakonshme.

Në fillim shpresonin se bashkia do t’i ndihmonte me një godinë. Kjo nuk ndodhi. Sot, të gjithë së bashku paguajnë qiranë dhe materialet mësimore me nga një shumë simbolike, duke u kujdesur të mos rëndojnë mbi askënd.

Por ëndrra e madhe mbetet: të kenë një shtëpi të tyre, një fole shqiptare pa kufizime.

Një vend ku shqiptarët të mblidhen, të festojnë, të mësojnë dhe të ruajnë trashëgiminë e tyre kulturore.

“Ne shqiptarët nuk mblidhemi lehtë, nuk besojmë lehtë,” thotë Xheni. “Por kur bashkohemi, bëhemi të pathyeshëm.”

Ndaj në emër të shoqatës ajo i fton të gjithë: prindër, gjyshër, të rinj dhe të rritur, t’u bashkohen, të kontribuojnë me talentet dhe profesionet e tyre, dhe të jenë pjesë e historisë së bukur që po shkruhet në Berkshire.

Shkolla mund të vizitohet në Binfield Community Centre, RG42 4FS, ose përmes kontaktit në [email protected] dhe 07391101332. Në rrjetet sociale, ata gjenden te faqja Besa – Albanian Heritage Association.

Në më pak se një vit, BESA krijoi një familje të madhe, me rrënjë të forta dhe me një të ardhme të qartë:
të mbajë gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare, të lidhë brezat dhe të ndërtojë një komunitet të bashkuar, me besë dhe me shpresë.

Dhe këtë e bëjnë çdo ditë. Me zemër. Me dashuri. Me krenari.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.