Seminari i KKAD: Mësuesit ndajnë sekretet e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Sot u zhvillua dita e parë e seminarit dyditor të organizuar nga Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), një ngjarje që bashkoi mësues të gjuhës shqipe nga e gjithë diaspora. Gjatë sesionit të ditës së sotme që u zhvillua online përmes platformës Zoom moderuar nga Anita Duriçi dhe Aurela Konduri u prezantuan strategji që rrisin angazhimin e nxënësve dhe prindërve në shkollat shqipe jashtë atdheut.

Programi i ditës së parë ishte i ngarkuar dhe i pasur me prezantime që reflektuan përvojën vullnetare pesëvjeçare të mësuesve dhe rritjen e shkollave shqipe në diasporë. Mustafë Krasniqi hapi seminarin me temën “Rrugëtimi i gjuhës shqipe në diasporë dhe misioni për brezat e ardhshëm”, duke nxjerrë në pah rëndësinë e vazhdimësisë së klasave dhe rolit të mësuesit si urë lidhëse mes nxënësve dhe kulturës shqiptare.

Ermira Ymeraj foli mbi Sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë, duke nënvizuar nevojën për metoda të reja didaktike që i përshtaten pritshmërive të nxënësve dhe sfidave të shekullit XXI. Ndërkohë, Miradije Berisha prezantoi qasje konkrete për qëndrueshmërinë e klasave dhe ndërmjetësimin kulturor, duke treguar sesi bashkëpunimi me shkollat vendase në Austri dhe diasporë mund të përforcojë rolin edukativ të shkollave shqipe.

Një moment të veçantë të seminarit e pati prezantimi i Anila Kadijas mbi mësimdhënien në muzeum, ku ajo tregoi sesi vizitat në muze mund të shndërrohen në përvoja gjuhësore dhe kulturore tërheqëse për nxënësit. Ndërkohë, Botuesja Rita Petro dhe Redaktorja e tekstit “Gjuha shqipe dhe Kultura Shqiptare” Evisa Paloka diskutuan mbi njësitë e leximit dhe format digjitale të librave, duke shfaqur mënyra për të nxitur interesin dhe kreativitetin e nxënësve. Mira Shehu ndau eksperiencat e shkollës shqipe në Halifaks, Kanada, ndërsa Leonora Rajta Vata përmbylli sesionin me një përmbledhje mbi rrugëtimin e klasave të gjuhës shqipe: nga entuziazmi i fillimit te qëndrueshmëria dhe cilësia e mësimit.

Gjatë seminarit u vu në dukje rëndësia e bashkëpunimit mes mësuesve, shkollave dhe prindërve, si dhe përdorimi i teknologjisë, lojërave edukative dhe aktiviteteve kulturore për të tërhequr dhe motivuar nxënësit. Anila Kadija mësuese e gjuhës shqipe në Angli theksoi: “Këto seminare janë të rëndësishme për njohje dhe bashkëpunim, për të ndarë përvojat dhe për të forcuar rrjetin tonë të mësuesve në mbarë botën.” Ndërsa Aurela Konduri, mësuese e gjuhës shqipe në Greqi, shtoi: “Është e jashtëzakonshme të shohësh sa shumë mund të përftojnë nxënësit kur përdorim metoda të ndryshme dhe kreativitet në mësimdhënie.” Arta Emiri mësuese e gjuhës shqipe në Suedia vuri në dukje se përfshirja e prindërve dhe bashkëpunimi ndërshkollor janë thelbësore për suksesin e nxënësve.

Dita e parë u përmbyll me një panel diskutimi dhe shkëmbim idesh, ku mësuesit ndanë praktikat më të mira, sfidat dhe mundësitë për përmirësim. Seminari vazhdon nesër me fokus tek zhvillimi i mjeteve didaktike dhe strategjive praktike për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, duke theksuar përshtatjen e metodave moderne për nxënësit e së sotmes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.