Shtëpia e Bardhë: Europa si e njohim sot, mund të mos njihet më pas 20 vitesh

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Evropë ekziston rreziku i “zhdukjes së qytetërimit” dhe “nëse tendencat aktuale vazhdojnë”, Kontinenti i Vjetër ashtu si e njohim sot, mund të mos njihet më pas 20 vitesh – ndoshta edhe më shpejt”.  Kjo është ajo që Shtëpia e Bardhë ka deklaruar në një dokument që përshkruan strategjinë e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Administrata e Presidentit Donald Trump, në këtë strategji të re të shumëpritur, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të braktisin rolin e tyre global për t’u përqendruar më shumë në Amerikën Latine dhe luftën kundër imigracionit.

Në veçanti, renditen çështjet që rrezikojnë historinë dhe kulturën e Kontinentit të Vjetër. “Problemet më të gjera me të cilat përballet Evropa përfshijnë aktivitetet e Bashkimit Evropian dhe organeve të tjera ndërkombëtare që minojnë lirinë dhe sovranitetin politik, politikat e migracionit që po transformojnë kontinentin dhe po krijojnë konflikt, censurën e shprehjes së lirë dhe shtypjen e opozitës politike, rënien e lindjeve dhe humbjen e identiteteve dhe vetëbesimit kombëtar.”

Teksti diskuton gjithashtu edhe NATO-n. Ndër prioritetet e politikës së përgjithshme të Shteteve të Bashkuara për Evropën janë rivendosja e “kushteve të stabilitetit brenda Evropës dhe stabiliteti strategjik me Rusinë”, “mundësimi i Evropës të qëndrojë në këmbët e veta dhe të veprojë si një grup kombesh sovrane të bashkuara, duke marrë përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e vet, pa u dominuar nga ndonjë fuqi kundërshtare”.

Së fundmi, “duke i dhënë fund perceptimit dhe duke parandaluar realitetin e NATO-s si një aleancë në zgjerim të vazhdueshëm”.

Duke parë përtej Evropës, teksti thotë se “Indo-Paqësori është dhe do të vazhdojë të jetë një nga fushat kryesore të betejës ekonomike dhe gjeopolitike të shekullit të ardhshëm”. “Presidenti Trump ka përmbysur i vetëm më shumë se tre dekada supozimesh të gabuara të SHBA-së në lidhje me Kinën: se duke hapur tregjet tona për Kinën, duke inkurajuar kompanitë amerikane të investojnë në Kinë dhe duke zhvendosur prodhimin tonë industrial atje, ne do të lehtësonim hyrjen e Kinës në të ashtuquajturin rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Kjo nuk ka ndodhur”.

https://www.tgcom24.mediaset.it/mondo/usa-casa-bianca-europa-rischio-cancellazione-civilta_106769030-202502k.shtml

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.