Briken Çalja bën histori: 3 rekorde dhe 3 medalje ari në Kampionatin Ballkanik!

E martë, 17 Nëntor, 2026

Briken Çalja shkëlqeu në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes që po zhvillohet në Durrës, duke shkruar historinë për sportin shqiptar. Sportisti i “Team Albania”, i cili garon në kategorinë -79kg, arriti një performancë të jashtëzakonshme, vendosi rekorde ballkanike dhe u shpall fitues në të dy stilet.

Në pjesën e shkëputjes, Briken nisi garën me 150kg, një provë që e kaloi me sukses dhe vendosi një rekord të ri ballkanik, pas 25 vjetësh. Në shtytje, ai filloi me 180kg dhe arriti të ngrejë 185kg në provën e tretë, duke siguruar vendin e parë edhe në këtë stil dhe duke vendosur një rekord të ri ballkanik.

Në total, Briken ngriti 335kg, duke vendosur një rekord të ri edhe në dygrësh. Me këtë performancë të jashtëzakonshme, kampioni shqiptar arriti të fitojë 3 medalje ari dhe të vendosë 3 rekorde të reja ballkanike, duke konfirmuar vendin e tij si një nga peshëngritësit më të mirë të rajonit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.