Artistja e re shqiptare Adela Osmani, e njohur për krijimet e saj vetëm me duar, u bë pjesë e një seti fotografik me ikonën botërore, supermodelen dhe autoren e njohur Maye Musk.
Adela, e cila kishte dijeni paraprake se pikturat e saj do të shoqëronin këtë set të rëndësishëm, vlerësoi mundësinë që arti i saj të bëhej pjesë e një projekti kaq prestigjioz. Surpriza më e madhe erdhi kur ajo zbuloi se fotografitë do të realizoheshin në studion e Fadil Berishës, një prej figurave më të shquara të artit dhe ambasador i kulturës shqiptare në botë. Takimi mes Adelës dhe Berishës i dha momentit një dimension edhe më të thellë.
Stili unik i Adelës, i lindur nga seancat e shërimit, transformon emocionet dhe ngjyrat në forma instinktive vetëm me duar. Në studion e Berishës, u bashkuan tre botë: arti shërues i Adelës, eleganca dhe mençuria e Maye Musk, dhe drita krijuese e Berishës, duke sjellë një moment të paharrueshëm për artin shqiptar në skenën ndërkombëtare.
Maye Musk, nëna e Elon Musk është e njohur për karrierën e saj mbi 50-vjeçare në modë dhe autorësinë e bestsellerëve mbi vetëbesimin, nutricionisten simbolizon fuqinë, mençurinë dhe elegancën e një feminiteti të pjekur dhe të guximshëm.
Bashkëpunimi i saj me Adela Osmanin jo vetëm që thekson vlerat e artit shqiptar, por edhe fuqinë e artit si një urë ndërkulturore që lidh kreativitetin me inspirimin global.
Ky moment në New York shënon një kapitull të ri në karrierën e Adelës, duke e pozicionuar atë si një nga artistet më premtuese të gjeneratës së re shqiptare që promovon kulturën dhe talentin vendas në arenën ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.