Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 57-vjeçar shqiptar u arrestua pasi shkeli urdhrin e gjykatës dhe shkoi të festonte Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në një lokal në Pollenza, provinca Macerata.
I dyshuari ishte nën arrest shtëpiak me byzylyk elektronik për veprën penale të dhunës në familje dhe ishte urdhëruar të mos i afrohej gruas së tij. Megjithatë, të dielën mëngjes, ai shkoi në lokal për të festuar 28 Nëntorin (me dy ditë vonesë), aty ku ishte gjithashtu bashkëshortja e tij. Byzylyku elektrik u ndez, duke sinjalizuar shkeljen e urdhrit, dhe policia e arrestoi në vendngjarje.
Arrestimi u konfirmua më pas nga Gjykata e Maceratës, para gjyqtarit Enrico Pannaggi. Pas deklarimeve dhe shpjegimeve të dhëna nga i arrestuari, dhe me mbrojtjen e avokatit Paolo Carnevali, shqiptari u lirua sërish, por me masa më të lehta të përshtatura për situatën.
Ngjarja vjen si një paralajmërim për respektimin e urdhërave të gjykatës dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, duke treguar se edhe festimet nuk mund të tejkalojnë ligjin.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.