Greqi/ Protesta e fermerëve bllokon kufijtë me Shqipërinë dhe Turqinë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Situata në kufirin greko-shqiptar dhe atë greko-turk është tensionuar sot për shkak të protestave të fermerëve grekë, të cilët prej ditësh kanë intensifikuar aksionet e tyre në të gjithë vendin.

Policia Kufitare Kakavijës njoftoi se, sipas informacionit të marrë nga autoritetet kufitare greke, nga ora 19:00 deri në 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në zonën e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar. Bllokimi vjen si pasojë e protestës së fermerëve, ndërsa vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore do të lejohen të kalojnë. Autoritetet shqiptare kërkojnë mirëkuptim dhe sugjerojnë që udhëtarët të planifikojnë lëvizjet në orare të tjera.

Ndërkohë, situata është përshkallëzuar edhe në kufirin greko-turk. Porta Kufitare Kipi (Bahçeköy) është mbyllur për kamionë dhe automjete të rënda, sërish për shkak të protestave të fermerëve grekë. Sipas zyrtarëve doganorë të cituar nga agjencia Anadolu, automjetet private po qarkullojnë normalisht, ndërsa negociatat mes fermerëve dhe autoriteteve greke vijojnë.

Protestat e bujqve grekë, të cilat kanë nisur prej javësh, janë bërë të shpeshta dhe shpeshherë përfshijnë bllokimin e akseve kryesore rrugore në të gjithë vendin. Fundjavën që lamë pas, pranë qytetit të Larisës, fermerët u përplasën edhe me policinë.

Fermerët paralajmërojnë përshkallëzim të mëtejshëm të aksioneve, duke kërkuar zgjidhje për rritjen e kostove të prodhimit, vonesat në kompensime, si dhe për problemet e vazhdueshme me agjencinë shtetërore të pagesave bujqësore OPEKEPE.

Kriza aktuale vjen disa muaj pasi Komisioni Evropian gjobiti Greqinë me 392.2 milionë euro, për mashtrime të konstatuara me subvencionet bujqësore që datojnë që nga viti 2016 — një çështje që ka rënduar më tej marrëdhënien e fermerëve me autoritetet greke.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.