Në Melbourn vazhdojnë edhe këtë fundjavë kremtimet e Festave të Nëntorit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Festat e Nëntorit në komunitetin shqiptar të Australisë kanë nisur që në ditët e para të muajit, me Kupën e Shqipërisë në futboll – një turne i cili tashmë ka tejkaluar kufijtë e një aktiviteti sportiv dhe është shndërruar në një tubim mbarëshqiptar. Këtë vit morën pjesë 20 skuadra nga pothuajse e gjithë Australia, ndërsa rreth 10 mijë shqiptarë u mblodhën gjatë katër ditëve të garës, të cilat u kthyen në një festë të vërtetë për komunitetin. Fitues për herë të parë u shpall skuadra e Sheppartonit, e cila në finale mundi kampionët në fuqi, Adelaide Eagles.

Më 28 Nëntor, në mëngjes, në Federation Square të Melbourne-it u mbajt ceremonia e ngritjes së flamurit, ku qindra shqiptarë u bashkuan rreth simboleve kuqezi. Të pranishëm ishin ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Dr. Adrian Mara, dhe ambasadorja e Republikës së Kosovës, Sh.T. znj. Jetmira Berdynaj Shala. Pas ceremonisë në qendër të qytetit, komuniteti u zhvendos drejt Dandenong-ut – qytet ku jetojnë mbi 5 mijë shqiptarë – ku u mbajt një tjetër ceremoni e ngritjes së flamurit.

Për herë të parë këtë vit, flamuri shqiptar u ngrit edhe në Shepparton, në Queens Gardens. Të dy qytetet, Dandenong dhe Shepparton, kryesohen aktualisht nga kryebashkiak me origjinë shqiptare, duke i dhënë festës një dimension edhe më të veçantë.

Në mbrëmje, në Melbourne u organizua një aheng madhështor me rreth 700 pjesëmarrës. Skenën e hapën valltarët e grupit Eagle Folk Dance, të cilët me repertorin e tyre sollën atmosferën e Shqipërisë në zemër të qytetit. I ftuar special i mbrëmjes ishte këngëtari i njohur Meda, i cili ndezi publikun me performancën e tij. Festimet u zhvilluan edhe në qytete të tjera ku jeton komuniteti shqiptar, si Sydney, Adelaide, Perth dhe Shepparton.

Festimet e Nëntorit do të mbyllen këtë fundjavë në Footscray Park, ku do të mbahet Festivali i 36-të Mbarëshqiptar, një event që tubon mijëra shqiptarë nga e gjithë Australia. Në festival priten figura të shquara nga fusha të ndryshme si dhe përfaqësues të qeverisë lokale dhe federale të Australisë, duke e kurorëzuar kështu muajin e festave të identitetit dhe unitetit shqiptar.

Photo credit @adriannefokus

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.