Një konflikt mes të miturve ka përfunduar me plagosjen e katër personave të dielën në mbrëmje në zonën e Varkizës, Greqi.
Dy grupe të miturish u përleshën në Bulevardin Poseidonos, ku një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar u plagosën rëndë me thikë. Dy persona të tjerë, një 19-vjeçar dhe një 16-vjeçar, pësuan lëndime më të lehta.
Policia arrestoi gjithsej 8 persona lidhur me incidentin. Përveç katër të plagosurve, në sherr morën pjesë dy 17-vjeçarë, një 18-vjeçar shqiptar dhe një 20-vjeçar.
Të arrestuarve u ngritën akuza për shkaktim të dëmtimeve të rrezikshme trupore dhe shkelje të ligjit për armët. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.